-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Gjermania refuzon kërkesën e Greqisë për zgjatjen e programit financiar

Më të lexuarat

Letra e aplikimit të Greqisë nuk përmban sugjerime për zgjidhje konkrete.
 
Gjermania refuzon kërkesën zyrtare për zgjatjen e programit fiskal të cilën Greqia i bëri Eurogrupit, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Gjermane DPA, zëdhënësi i Ministrisë së Financave të Gjermanisë, Martin Jaeger ka theksuar se letra e aplikimit të Greqisë nuk përmban sugjerime për zgjidhje konkrete.
 
Jaeger i cili thekson se me këtë kërkesë Greqisë synon të krijojë një urë financiare pa përmbushur kushtet e programit të propozuar tha se: “Letra nuk ka të bëjë me kriteret e përcaktuara nga ana e Eurozonës ditën e hënë”.
 
Greqia sot bëri një aplikim zyrtar për zgjatjen e programit financiar.
 
Ministrat e Financave të Eurozonës në takimin e tyre në fillim të javës i kishin vënë afat Greqisë që të bënte kërkesën e saj deri ditën e nesërme./AA
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit