1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Gjermania organizon seminare për kompetencën ndërkulturore për misionet ushtarake

Më të lexuarat

Prej vitit 1990 ushtria gjermane Bundeswehr vepron edhe jashtë Gjermanisë. Të rëndësishme për këto aksione janë njohuritë për temën kompetenca ndërkulturore.
Jusuf Diallo tregon për gjëra shumë të thjeshta: Ditën e mirë, lamtumirë, si jeni? Kushdo i njeh këto formula të komunikimit të përditshëm. Por si shprehen këto gjëra në një vend tjetër, jo me fjalë por me gjeste?
Pyetje ka shumë: Kujt i jepet dora përpara burrit apo gruas? A është normale t’i japësh dorën kujtdo? A duhet mbajtur kontakt me sy, a është kjo e nevojshme apo primitive? Yusuf Diallo është etnograf dhe i di kodet kulturore në vende të ndryshme.

Jusuf Diallo është një nga shumë mësuesit që përgatisin ushtarët për misione jashtë vendit. Një nga seminaret ka të bëjë me kompetencën ndërkulturore.
“Ne përpiqemi që të përshkruajmë fillimisht çfarë është kultura gjermane. Marrim shembuj të tillë si burokracia gjermane, dashuria gjermane për rregullin dhe rendin apo për makinën. Thuhet gjithmonë që gjermanët duan makina të mëdha, BMW, Mercedes, etj. Ju mund të qeshni, por këtu ka gjithmonë një thelb të vërtete, është interesante për të reflektuar mbi veten. Dhe pastaj, kur e dini si jeni, atëherë dini si të silleni ndaj kulturave të tjera.” – thekson antropologu.
Për t’i mësuar praktikisht këto gjëra Diallo ka zhvilluar lojëra me role gjatë të cilave ushtarët konfrontohen me gjeste të panjohura. Si reagon p.sh. tjetri, në qoftë se dikush pas çdo dy fjalish i bie shpatullave? Nëse dikush përpiqet t’i thotë diçka? Praktikohet edhe vëzhgimi asnjanës, prandaj një nga tre partnerët e lojës vetëm sa rri aty dhe vëren pa marrë pjesë në bisedë. Diallo është një prej më shumë se 10 mësuesve të cilët përpiqen që brenda një jave t’i sensibilizojnë oficerët meshkuj dhe femra, në mënyrë që ata këto njohuri t’ua transmetojnë shokëve të tyre.

Edhe Simone Fiedler, trajnere ndërkombëtare për kompetencë ndërkulturore, përpiqet t’i përcjellë njohuritë përmes ushtrimeve praktike.
Përveç ushtrimeve të tilla, ushtarëve u ofrohen njohuri të pasura rreth kulturës, historisë apo politikës së vendeve të tjera dhe sidomos rreth fesë islame. Shumica e pjesëmarrësve në seminar janë mes 25 dhe 35 vjeç dhe kanë tashmë shumë përvojë me temën e “kompetencës ndërkulturore” – gjë që pasyrohet edhe në nivelin e lartë të diskutimeve. Kjo kompetencë është mjaft e rëndësishme në ushtri shpjegon kolonel-lejtnanti Harald Reichardt, zëdhënës i Qendrës së Trajnimit të Lidershipit të Ushtrisë në Koblenc
“Në ushtri ne merremi në shumë pika me këtë temë, në shkollat dhe universitetet ushtarake. Tre vjet më parë, ish-Inspektori i Përgjithshëm Schneiderhahn e kapi këtë problem dhe tha, ne jemi duke humbur energjitë tona, nuk ka pse kjo temë të trajtohet në x,y vende të ndryshme të forcave të armatosura, kjo duhet të bëhet nën një çati. Ne duhet t’i bashkojmë burimet tona, dhe kjo çoi më pas në porosinë e Inspektorit federal që Qendra e Lidershipit këtu të krijojë një trupë koordinuese. “
Në këtë mënyrë që nga viti 2010 pesë herë në vit rreth 20 ushtarë patën mundësi të thellojë njohuritë për temën “kompetenca ndërkulturore”. Sipas të dhënave të ushtrisë gjermane Bundeswehr deri tani janë trajnuar 160 vetë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit