6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Gjermania nuk don azilkërkues nga Kosova e Shqipëria

Më të lexuarat

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maizière, në një intervistë për të përditshmen “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka thënë që është e “papranueshme” dhe një “turp për Evropën” që rreth 40 për qind e azilkërkuesve në Gjermani vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjermania këtë vit është ballafaquar sidomos me praninë e azilkërkuesve nga Kosova, Shqipëria, por edhe Serbia, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina, transmeton Gazeta Blic.
 
De Maizière ka paralajmëruar që shteti gjerman do të fillojë të “reduktojë masovikisht” përkrahjen duke ndaluar edhe ndihmat financiare për azilkërkuesit nga Ballkani dhe në të njejtën kohë ka bërë të ditur që vet shteti gjerman si shtet i pasur “nuk është aspak i ngarkuar” nga politika me refugjatët.
 
Sipas de Maizière një prej shkaqeve kryesore pse azilkërkuesit nga Ballkani po shkojnë në Gjermani janë ndihmat financiare.
 
Ai i ka thënë FAZ-it që është duke e përgatitur një draft ligjor në cilin do të parashikohet zgjerimi i kategorisë së vendeve me prejardhje të sigurtë.
 
Sipas de Maizière është abosolutisht e vetkuptueshme pse njerëzit në Gjermani pyeten pse në vend të refugjatëve nga vendet me luftëra, siç janë Iraku e Siria, Gjermanisë ia mësyejnë shqiptarët nga Kosova dhe Shqipëria.
 
“Kjo duhet të marrë fund”, ka thënë Ministri Thomas de Maizière.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit