-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Gjermania ndërron kurs, mbështet Turqinë për në BE

Më të lexuarat

Gjermania do të zmbrapset nga kundërshtimet e saj për të hapur një kapitull të ri të bisedimeve me Turqinë, për anëtarësimin e kësaj të fundit në Bashkimin Evropian, raporton Reuters duke u thirrur në burimet e veta në Berlin.

Agjencia britanike thotë se burime të BE-së kanë paralajmëruar mundësinë e raundit të ri të bisedimeve me Turqinë në fillim të nëntorit.

Më 22 tetor, ndërkaq, qeveritë e BE-së do të shqyrtojnë raportin e sivjetmë të Komisionit Evropian për përparimin e Turqisë.

Turqia ka nisur bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 2005, plot 18 vjet pas aplikimit, mirëpo progresi është ngadalësuar për shkak të disa pengesave politike, kryesisht për shkak të Qipros dhe kundërshtimeve të anëtarësimit nga Gjermania dhe Franca. /Titulli/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit