-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gjermania me qëndrim tjetër ndaj Greqisë

Më të lexuarat

BERLİN – Gjermania thuhet se ka ndryshuar mendim në lidhje me qendrimin e Greqisë në zonën Euro.

Sipas një shkrimi të revistës Spiegel duke iu referuar fjalëve të Kancelares Gjermane Angela Merkel dhe Ministrit të Financave të këtij shteti Wolfgang Schaeuble thuhet se Gjermania mendon që dalja e Greqisë nga zona e Euro-s mund të jetë një problem i përballueshëm.

Kriza në zonën Euro e cila kulmin e saj e kishte në vitin 2012 dhe frika e përhapjes së saj edhe në vendet e tjera të BE-së mendohet se janë shkak i një mendimi të tillë.

Shembull për këtë u tregua edhe fondi i shpëtimit dhe stabilitetit të zonës Euro prej 500 mliardë Eurosh i cili gjendet i gatshëm për ndërhyrje në raste urgjente.

Në shkrimin e revistës në fjalë diskutohet mbi mundësinë e daljes së ndonjë shteti nga zona Euro si dhe i jepet hapsirë mendimit të një juristi për çështjen në fjalë.

Në këtë shkrim gjithashtu nxirret në pah edhe fakti se paritë radikale të majta në Greqi mund të fitojnë zgjedhjet. Në një situatë të tillë ata do ti kushtojnë rëndës, gjallërimit të ekonomisë dhe do të lënë pas dore shlyrjen e borxheve, gjë e cila do të çonte në një dalje të pa diskutueshme të Greqisë nga zona Euro.

Schaeuble javën e shkuar pati theksuar se Greqia nuk duhet heqë dorë nga politikat e “shtrëngimit të rripit” dhe se çfar do lloj qeverie të vijë në pushtet është e detyruar të ndjekë politikat e paraardhësve të tyre në lidhje me shlyrjen e borxheve dhe tkurrjen e harxhimeve.

Gjermania më parë dëshironte me çdo kusht që Greqia të qendronte në zonën Euro edhe pse ishte në një krizë të thellë financiare.

Nga ana tjetër lideri i partisë “Alternativë për Gjermaninë” Bernd Lucke i cili njihet edhe me qendrimet e tij kundër Euro-s ka shprehur kënqësinë e mendimit të Kancelares dhe Ministrit të Financave në lidhje me çështjen megjithse e vonuar siç e ka quajtur ai.

Lucke ka theksuar gjithashtu se qeveria gjermane ka manipuluar votuesit gjermanë me skenaret konspirative për një tragjedi në rast se Greqia del nga zona Euro. 

Lucke është shprehur se një vend i vogël si Greqia mund të nxirret në mënyrë të kontrolluar fare lehtë nga zona Euro.

Nga ana tjeter lideri i SYRIZA, Aleksis Çipras në deklarat e tij ka thënë që në rast se vjen në pushtet do ti japë fund politikave “rrip shtrëmguese” dhe se do të rishikojë marrëveshjet me FMN dhe BE për ribërjen e borxheve të marra më parë.

BE-ja dh FMN-ja i kanë dhënë miliarda Euro borxh Greqisë për daljen nga kriza financiare me kusht që të ndjekë politika shtrënguese.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit