-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Gjermania kërkon largimin e Esadit

Më të lexuarat

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert tha se nuk do të ketë ndonjë zgjidhje që do të sjellë paqe dhe stabilitet në një të ardhme afatgjatë në Siri për sa kohë që Beshar Esadi do të mbetet në detyrë.

Në përgjigje të interesit të gazetarëve në kryeqytetin e vendit, Berlin, zëdhënësi Seibert vuri në dukje se për vendin e tij (Gjermania) nuk mund të mendohet që Siria në një të ardhme të mesme të qeveriset nga Esadi, për shkak të krimeve që ka kryer ky kundër popullit të vet.

Seibert theksoi gjithashtu se Berlini do të bëjë gjithçka që ka në dorë për fillimin e një tranzicioni politik në Siri, duke thënë: “Nuk do të ishte realiste të presësh që presidenca e Esadit do të mbarojë nesër”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson në një deklaratë që bëri në fundjavë theksoi se prioriteti i Uashingtonit ishte lufta kundër organizatës terroriste DAESH, duke nënvizuar se në fund të luftës do të jetë populli sirian ai që do të vendosë për fatin e Esadit.

Kurse përfaqësuesja e përhershme e ShBA-së në OKB, ambasadorja amerikane, Nikki Haley deklaroi të dielën se nuk mund të ketë zgjidhje politike në Siri me Beshar Esadin në pushtet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit