1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gjermania ka nevojë për punëtorë të huaj për shkak të mbingarkesës së aeroporteve të saj

Më të lexuarat

Gjermania synon të sjellë punëtorë të huaj sa më shpejt që të jetë e mundur për të lehtësuar aeroportet e mbingarkuara nga mungesat e stafit gjatë sezonit të verës, sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Brendshme.

Punëtorët e përkohshëm, të cilëve do t’u ofrohet akomodim dhe një pagë standarde, do të duhet të kryejnë të njëjtat kontrolle sigurie dhe besueshmërie si pjesa tjetër e personelit, si p.sh. mbajtësit e bagazheve. Këto kontrolle në përgjithësi zgjasin rreth dy javë, tha zëdhënësi ditën e hënë në një konferencë për shtyp në Berlin.

Udhëtarët në të gjithë Europën po përballen me radhë të gjata këtë verë, pasi kërkesa për udhëtime është rikthyer plotësisht pas izolimeve të COVID-19. Aeroportet dhe linjat ajrore po hasin probleme me mbajtjen e një numri të mjaftueshëm të punonjësve të për të përballuar krizën.

Sipas shoqatës së aeroportit ADV, rreth një në pesë vende pune në fushën e sigurisë, të check-in dhe në mirëmbajtjen e avionëve është vakant.

Aeroportet pritet të shpallin nevojat e tyre të sakta në ditët në vijim, por kreu i shoqatës ABL të punonjësve të transportit të avionëve pret që të nevojiten rreth 1,000 deri në 2,000 punëtorë për tre muaj, me shumë gjasa duke filluar nga gushti.

“Një afat kohor prej maksimumi gjashtë muajsh deri në fund të vitit do të kishte qenë një ide e mirë,” tha Thomas Richter në një intervistë për Reuters. “Nuk ka për ta zgjidhur problemin, por sigurisht që do të ndihmojë”.

Nga ana tjetër, dëshira për të sjellë sa më shpejt punëtorë shtesë nga jashtë përballet me nevojën për të garantuar sigurinë e aeroporteve, me Ministren e Brendshme Nancy Faeser e cila theksoi se nuk do të kishte tolerime në këtë drejtim.

Andreas Rosskopf, kryetari i sindikatës së policisë së Gjermanisë, tha se punëtorët e huaj të saporekrutuar mund të përdoren për punë të tilla si mbajtja e bagazheve, por paralajmëroi kundër përpjekjeve për t’i vendosur ata në pozicione që kërkojnë siguri shtesë.

“Ne po flasim për njerëz që duhet të kontrollohen intensivisht dhe të informohen përsa i përket sigurisë. Kjo kërkon një kohë të caktuar,” tha Rosskopf për gazetën Rheinische Post.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit