3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Gjermania e pakënaqur me bisedimet Kosovë – Serbi

Më të lexuarat

Gjermania nuk është e kënaqur me rezultatet e deritanishme të dialogut Kosovë-Serbi, kështu ka deklaruar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Ernst Reichel.

“Normalisht që nuk jemi të kënaqur, sepse jo të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash janë implementuar. Kjo çështje duhet të ngitet kur dialogu teknik të rifilloj dhe kjo mendoj se do të ndodhë pas formimit të Qeverisë në Serbi”, ka thënë ambasadori Reichel në intervistë për Radio Dukagjinin.

Ai ka shtuar se ka ardhur koha që Kosova dhe Serbia të diskutojnë përtej temave teknike.

“Mendoj se ka nevojë për diskutime përtej temave teknike. Nëse e shihni situatën që tani mbretëron, shihet qartë se ka nevojë për diskutime të tjera më të gjëra, e jo vetëm tema teknike. Në këto bisedime do të bisedohej për marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Për normalizimin e këtyre marrëdhënieve. Veriu është një çështje e rëndësishme në këtë drejtim” , është shprehur Ernst Reichel. /Telegrafi/kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit