-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

“Gjermania do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në rrugën e saj euroatlantike”

Më të lexuarat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një vizitë zyrtare që po zhvillon në Berlin, ka takuar kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Siç njofton komunikata nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, në takim ata kanë biseduar për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, për zhvillimet politike dhe ekonomike, progresin dhe sfidat me të cilat po përballet Kosova në këto 11 vjet të shtetndërtimit, si dhe për perspektivën europiane dhe euroatlantike të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj, ka falënderuar Kancelaren Merkel, për përkrahjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi, që nga paslufta deri në ditët e sotme në të gjitha fushat, me theks të veçantë për angazhimin e saj personal në procesin e Berlinit i cili, sipas tij, është duke dhënë rezultatet në hapjen e perspektivës evropiane dhe përafrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

“Qytetarët e Kosovës dhe Qeveria, do të jenë gjithmonë falënderues ndaj Gjermanisë, kancelares gjermane Angela Merkel dhe popullit gjerman për ndihmën dhe përkrahjen që i ka dhënë Kosovës në ndërtimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit, si në arsim, shëndetësi, ekonomi, aspektin ushtarak, rend dhe ligj”, tha kryeministri Haradinaj.

Duke theksuar vlerat e përbashkëta perëndimore që ndan populli i Kosovës me atë gjerman, kryeministri Haradinaj ka thënë se “vendimi i Gjermanisë për t’i thënë Po heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës flet për vlerat civilizuese dhe demokratike të një shteti”.

“Procesi i Berlinit është ndër proceset me rëndësi për vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe Kosova është duke dhënë kontributin në përmirësimin e raporteve të mira fqinjësore, dhe në thellimin e bashkëpunimit me vendet e rajonit”, tha kryeministri i Kosovës.

Në këtë takim është diskutuar edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilin Haradinaj tha se arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, që nënkupton njohjen reciproke do t’i kontribuonte forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, duke e cilësuar Kosovën si palë serioze në proceset integruese, tha sipas komunikatës, se Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike, forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, si dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat e interesit reciprok/AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit