Zgjedhjet parlamentare në Izrael nuk do të sjellin shumë ndryshime, që mund të jetë problem për Gjermaninë. Ajo duhet të poziconohet ndaj qeverisë së re por pa rrezikuar kursin e solidaritetit.
Benjamin Netanjahu mund ta presë relativisht i qetë të marten e ardhshme (22.01.2013), ditën kur izraelitët do të dalin në votime për të zgjedhur një parlament të ri. Sipas sondazheve të fundit kryeministri i tanishëm do të jetë edhe kryeministri i ardhshëm i Izraelit. Koalicioni i djathë Likud-Beitenu i kryeministrit Netanjahu dhe ish-ministrit të Jashtëm Avigdor Lieberman do të fitojë sipas sondazheve dy të tretat e 120 mandateve.
Benjamin Netanjahu
Netanjahu do të ketë konkurrencë edhe në të djathtën politike, sepse partia ultra e djathtë “Shtëpia Hebreje” e Naftali Bennet, do të dalë forca e tretë politike. Se çfarë pasojash politike do të ketë kjo në krijimin e koalicionit qeveritar dhe orientimin politik deri tani nuk ka ndonjë përgjgje konkrete. Kjo varet edhe nga zhvillimi i procesit paqësor me palestinezët, për të cilin kujdeset edhe qeveria gjermane.
Procesi në rrezik?
“Ne natyrisht që duam që procesi paqësor sërish të lëvizë nga vendi”, thotë në një intervistë për Detusche Wellen, Ruprecht Polenz nga partia CDU, kryetar i Komisionit të Jashtëm të Bundestagut gjerman. Por në Gjermani shikohen me shqetësime zhvillimet kur partitë izraelite gjatë fushatës zgjedhore paraqiten me plane shumë konkrete për anektimin e pjesëve palestineze – siç është partia e Benetit.
Ruprecht Polenz, CDU
Gjermania ka tradicionalisht raporte të ngushta me Izraelin dhe nejehet e obliguar të kujdeset për sigurinë e këtij vendi. Ky solidaritet është një nga bazat e shtetit gjerman. Të dy vendet takohen një herë në vit për konsultime qeveritare. Polenz thotë se pas zgjedhjeve parlameti gjerman dhe Kneseti izraelit do të ulen dhe të merren vesh për thellimin e bashkëpunimit, pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve.
Raportet e ngarkuara
Raportet gjermano-izraelite janë aktualisht të ngarkuara. Pas përmbajtjes së Gjermanisë me rastin e votimit në OKB për pavarësinë e Paelestinës, kryeministri izraelit Netanjahu është shprehur i dëshpëruar. Mirëpo edhe në Gjermani ka zhgënjime të shumta me qeverinë izraelite, thotë për DW-në Avi Primor, ambasador për një kohë të gjatë në Gjermani.
Zhgënjimi në veçanti është i madh për shkak të politiës së ngulimeve. Kjo politikë është një pengesë shumë serioze në rrugën për zgjidhjen e problemit përmes krijimit të dy shteteve. Zgjidhja e tillë është edhe në interesin e Izraelit, pohon Polenz. Kjo do të ishte rruga më e mirë edhe për sigurinë dhe paqën në Izrael dhe raportet e mira të hebrenjëve me shtete fqinje. Me qevërinë e re, sipas tij, duhet të bisedohet për pasojat e kësaj politike.
“
Izraelit duhet vënë kushte”
Avi Primor thotë se Gjermania duhet t’i paraqesë kushte të caktuara qeverisë së re, sipas motos: “Nëse doni mbështetjen tonë, atëherë duhet të jemi në përputhje politike”. Një diplomat thotë se zhvilimet në Lindjen e Mesme kanë të bëjnë edhe me Evropën dhe Gjermaninë. Ndërkohë që Izraeli varet nga raportet me Gjermaninë pothuajse në çdo segment. Pa raporte të mirame Berlinin ai nuk mund të ketë raporte të knaqshme as me Evropën.
Diplomati megjithatë nuk e beson se do të ketë një nismë evropiane, kur bëhet fjalë për mundësinë e ashpërsimit të politikës ndaj Izraelit. Nëse me të vërtetë krijohet një koalicion i partive të djathta ultra konservatore, fillimisht duhet pritur reagimin e SHBA-së dhe presidentit Barack Obama./dw