1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gjermani vazhdon lufta ndaj Islamit: Ndalohen disa shoqata islame

Më të lexuarat

Ndalohen disa shoqata “selefiste radikale” në në Frankfurt dhe landin Nordrhein-Westfalen.
Policia gjermane ndërmori një aksion të madh kontrolli dhe bastisjesh kundër këtyre shoqatave në landet Nordrhein-Westfalen dhe Hesen (13.03). Sipas njoftimeve të Ministrisë së Brendshme në Berlin, kontrolle iu bënë 20 mbështetësve të kësaj lëvizjeje islamiste.
Këto veprime lidheshin me zbatimin e urdhërit për ndalimin e shoqatave të “selefistëve radikalë” që kishte nxjerrë ministri i Brendshëm Hans-Peter Friedrich. Oficerët e policisë konfiskuan ndër të tjera telefona celularë, kompjuterë, pajisje për video dhe materiale propagandistike në gjermanisht dhe arabisht. Në organizatat e ndaluara bëjnë pjesë “Dawa FFM” dhe “Audiot islame” me qendër në Frankfurt dhe Shoqata “an-Nussrah” me qendër në Nordrhein-Westfalen.

Ministri i Brendshëm Friedrich foli për një ndërhyrje të thellë në strukturat selefiste në Gjermani. Selefizmi, sipas tij, në formën që predikohet dhe përfaqësohet nga shoqatat e ndaluara është i papajtueshëm me rendin demokratik dhe liritë themelore në Gjermani.
“Shoqatat salafiste që kemi ndaluar ofrojnë një terren për ushqimin e një baze ideologjike në luftë kundër demokracisë, kundër lirisë sonë, dhe prandaj këto masa ekzekutive ishin të nevojshme.” – tha ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich.

Ministri i Brendshëm Hans-Peter Friedrich (CSU) tha se nuk kishte ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë mes aksionit të madh të kontrollit dhe bastisjeve të zhvilluar në disa lande kundër skenës salafiste dhe arrestimeve në Leverkusen, Essen dhe Bon. Por planet për sulmet e mundshme tregojnë megjithatë “se është e drejtë që të ndërmeren hapa kundër shoqatave salafiste,” tha ai për agjencinë e lajmeve dpa./dw

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit