Në qytetin Schleswig, afër qytetit Hamburg të Gjermanisë është vandalizuar një xhami, me ç’rast u shqye një Kur’an dhe u hodh në tualet.
Përveç kësaj, gjithashtu janë shkulur çezmat dhe u shkaktuan dëme materiale në xhami, e cila vepron nën autoritetin e Drejtorisë Turke për Çështje Fetare të Bashkësisë Islame Turke në Gjermani (DITIB).
Policia njoftoi se sulmi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit dhe bëhet fjalë për një ose më shumë sulmues.
Sipas policisë, gjatë sulmit Kur’ani është shqyer në disa pjesë dhe se kanë nisur hetimet lidhur me rastin./AA