Numri i emigrantëve grekë në Gjermani është rritur rreth 80 për qind në gjashtë muajt e parë të këtij viti, bëri të ditur gazeta greke ”Etnos” duke iu referuar të dhënave statistikore gjermane.
Shërbimi Gjerman për Statistikë njoftoi se nga muaji janar deri në qershor të këtij viti mbi gjysmë milionë të huaj kanë ardhur në Gjermani, që paraqet një rritje për 15 për qind në krahasim me të njëjtin periudhë të vitit 2011.
Sipas të dhënave, numri i emigrantëve në Gjermani nga shtetet të cilat janë në krizë borxhesh, veçanërisht Greqia, është rritur për 80 për qind.
Vetëm në vitin e kaluar numri i emigrantëve është rritur 20 për qind, shumica e të cilëve janë nga shtetet e Bashkimit Evropian.kohaislame