2.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Gjermani, përkrahësit e organizatës terroriste PYD/PKK sulmojnë një xhami

Më të lexuarat

KËLN (AA) – Përkrahësit e organizatës terroriste PYD/PKK sulmuan një xhami në qytetin Frankfurt të Gjermanisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në sulmin që është kryer gjatë natës ndaj xhamisë “Eyüp Sultan” të Bashkësisë Turko-Islame për Çështjet Fetare (DITIB), janë shkruar mbishkrime kërcënuese mbi dyer të cilat janë përlyer me bojë.

Sulmi është regjistruar edhe nga kamerat e sigurisë të xhamisë.

Policia e cila ka kontaktuar me drejtuesit e xhamisë pas sulmit ka njoftuar se ka nisur një hetim në lidhje me ngjarjen.

Gjithashtu edhe më 20 dhe 21 janar gjatë natës ndaj xhamisë “Yeşil” në qytetin Minden, në rajonin Nordrhein-Westfalen dhe ndaj xhamisë “Eyüp Sultan” në qytetin Leipzig, në landin e Saksonisë, të dyja të Bashkësisë Turko-Islame për Çështjet Fetare (DİTİB), u kryen sulme të ngjashme nga anëtarët e organizatës terroriste.

Ndëkohë bëhet e ditur se një sulm i ngjashëm është kryer dy ditë më parë edhe ndaj një xhamie të Fondacionit Geylani Hizmet në qytetin Rotterdam të Holandës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit