-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Gjermani, paralajmëron demonstrata në Dresden kundër protestave anti-islame të PEGIDA-s

Më të lexuarat

Në qytetin gjerman të Dresdenit për të shtunën është paralajmëruar demonstratë masive kundër protestave anti-islamike të fundit të drejtuara nga organizata PEGIDA, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga administrata e qytetit të Dresdenit njoftohet se protesta të shtunën do të mbahet para kishës Frauenkirche nën moton “Për Dresdenin dhe Saksoninë – Për botë të hapur, njerëzim dhe dialog”. Duke vënë në dukje se krahina e Saksonisë me shekuj ishte e hapur për të gjithë botën, në deklaratë theksohet se lulëzimi ekonomik dhe kulturor i këtij rajoni gjerman ka arritur në bazë të bashkëpunimit të popullatës vendore me njerëz nga e gjithë bota.

Zyrtarët e Drezdenit porosisin se të gjithë emigrantët, Saksoninë e ndjenë për shtëpinë e tyre dhe kultivojnë gjuhën dhe vlerat e traditës gjermane. Shefi i Dresdenit, Helma Orosz ftoi kryeministrin e Saksonisë, Stanislav Tillich për t’u bashkuar me protestën e të shtunës, dhe u tha pjesëmarrësve se protestat antiislame të PEGIDA-s nuk përfaqësojnë qytetin e Dresdenit.

Një numër i klubeve sportive në Dresden tashmë kanë shprehur kënaqësinë e tyre për ftesën e Kreut të Dresdenit dhe paralajmëruan pjesëmarrje në protesta.

Lëvizja PEGIDA nga tetori çdo të hënë organizon marshe anti-islamike dhe antiemigrantë në Dresden. Ndërsa të hënën e ardhshme janë paralajmëruar tubime të reja të 12-tat me radhë.
Protesta e parë e PEGIDA-s më 27 tetor mblodhi rreth 500 pjesëmarrës, ndërsa në tubimin e fundit tri ditë më morën pjesë rreth 18.000 persona. Paralelisht me këtë, në gjithë Gjermaninë filluan protestat kundër lëvizjes PEGIDA.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit