10.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Gjermani, largohet nga puna karikaturisti që pikturoi Netanyahun

Më të lexuarat

Dieter Hanitzsch, karikaturisti i gazetës “Süddeutsche Zeitung”, një prej gazetave kryesore në Gjermani u largua nga puna e tij në gazetë duke u akuzuar për armiqësi hebraike pasi ai pikturoi një karikaturë të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndërkohë kryeredaktori i përgjithshëm i gazetës “Süddeutsche Zeitung”, Wolfgang Krach, ka kërkuar ndjesë për shkak të karikaturës.

Në një deklaratë nga gazeta në lidhje me largimin e karikaturistit Hanitzsch nga puna thuhet se “Hanitzsch me shabllonet antisemitiste të tij në karikaturë ka krijuar mosmarrëveshje në tryezën tonë editoriale. Kjo mosmarrëveshje jo vetëm në karikaturën e publikuar, por është vërejtur edhe në bisedat me Hanitzsch”.

Hanitzsch u largua nga puna pas reagimeve në median sociale dhe në mediat e tjera gjermane.

Në një deklaratë për mediat gjermane karikaturisti Hanitzsch ka konfirmuar pushimin e tij nga puna dhe është shprehur se në karikaturën e tij ka dashur të shpjegojë dëshirën e Natanyahut për të keqpërdorur fitoren e këngëtares Netta Barzilay. “Mund ta qortoni, mund t’i bëni një paralajmërim, por largimi nga puna nuk është një mënyrë e drejtë”, tha Hanitzsch, duke shtuar se nuk është e përhapur që një gazetë t’i japë fund punës së një karikaturisti për shkak të karikaturës së tij.

Karikaturisti Hanitzsch ka shtuar se nuk është i penduar për shkak të karikaturës që ka pikturuar.

Në karikaturë Hanitzsch kishte pikturuar Netanyahun me raketë në dorë dhe të veshur me një kostum të këngëtares fituese të Eurovizion Netta Barzilay, që karakterizonte sikur ai po këndonte një këngë “vitin e ardhshëm në Kuds”.

Në gazetë më parë janë publikuar edhe karikatura të tjera të Dieter Hanitzsch të cilat kritikojnë madje shkojnë deri në ofendime ndaj presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, por ato karikatura janë mbrojtur me arsyetimin për lirinë e shtypit dhe të shprehjes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit