Në Gjermani Xhamisë së Mevlanës në qytetin Delmenhorst i është vënë zjarri në tre vende.
Me ardhjen e zjarrfikëses në vendngjarje, është arritur të pengohet një fatkeqësi më e madhe.
Xhamisë, zjarri iu vu gjatë fundjavës nga persona të paidentifikuar.
Sipas informacionit të policisë së Delmenhorst-it dhe dëshmitarëve okularë, agresorët i vunë zjarrin gardit të xhamisë dhe hyrjes së grave.
Zjarrfikëset, të cilat erdhën menjëherë në vendngjarje, penguan përhapjen e mëtejshme të zjarrit, ndërsa policia ka filluar të bëjë kërkime në lidhje me incidentin.TRT/kohaislame