2.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Gjermani: Gjykata e filloi gjykimin për sulmin ajror mbi civilët në Afganistan

Më të lexuarat

Një gjykatë në Gjermani sot e ka filluar dëgjimin në një rast civil nga farefisi i afro 91 afganëve të vrarë në sulmin ajror të NATO-s para katër vitesh. Sulmi kishte përfshirë bombardimin e një turme të civilëve nga i cili kishin mbetur  91-120 veta të vrarë, arsyeja ishte se në mesin e tyre gjindeshin dy cisterna të cilat ishin rrëmbyer poashtu nga dy civil prej trupave gjermane.

Zëdhënësi i gjykatës rajonale në Bon, Philipp Prietze, tha se gjykata e ka shikuar videon e xhiruar nga dy aeroplanë luftartakë të Shteteve të Bashkuara, të involvuar në sulmin ajror në provincën Kunduz në Afganistan, më 4 shtator 2009.

Sulmi ishte urdhëruar nga një kolonel gjerman, i cili në shenjë hakmarrje kishte urdhëruar bombardim ajror të këtij vendbanimi që sipas dëshmive ishin bomba disa toneshe nga eksplozivi me shperthyes, ndërsa para gjykatës ai nxorri arsyetimin se ishte frikësuar se “militantët” do t’i përdornin dy cisterna me naftë për t’i sulmuar trupat e tij.

Të gjithë të vrarët ishin civilë.

Gjermania në aktin e saj të ulët si kompensim i ka paguar vetëm nga 5 mijë dollarë për secilën familje të viktimave, dhe habiten kur disa nga familjet kërkojnë kompensime shtesë./rel/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit