-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Gjermani, 5.7 milionë të moshuar të rrezikuar nga varfëria

Më të lexuarat

Gjatë vitit të kaluar, 5.7 milionë të moshuar në Gjermani kanë qenë përballë rrezikut të varfërisë dhe përjashtimit social, raporton Anadolu Agency (AA).

Deputete e Partisë së majtë Linke, në Bundestagun gjerman, Sabine Zimmermann bazuar në statistikat e Zyrës Evropiane të Statistikave (Eruostat), tha se gjatë vitit të shkuar numri i të moshuarve që kanë mbetur përballë rrezikut të varfërisë është rritur ndjeshëm.

Sipas këtyre statistikave në vitin 2010 rreth 4.9 milionë të moshuar mbi moshën 55-vjeçare, në këtë vend janë ndikuar nga kjo gjendje. Ndërsa vitin e kaluar kjo shifër ishte 5.7 milionë. Nga ana tjetër gjatë vitit 2015, 20.8 përqind e popullsisë mbi moshën 55-vjeçare ishte e rrezikuar nga varfëria.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit