12 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Gjermanët, kombi më i lumtur në BE

Më të lexuarat

Gjermanët janë kryesisht optimistë për të ardhmen e tyre. Gati 60 për qind besojnë se vendi i tyre është në drejtim të duhur. 63 për qind janë të kënaqur me mënyrën se si funksionin demokracia në Gjermani, ndërsa 77 për qind besojnë se situata ekonomike ka mbetur e njëjtë ose është përmirësuar në dy vitet e fundit.

Studimi i fundit i “eupinions”, i Fondacionit Bertelsmann, tregon se gjermanët pozitivisht përjetojnë situatën në Gjermani. Autoret e studimit, Isabell Hoffmann dhe Catherine de Vries, kanë anketuar 10,000 njerëz në 28 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Rezultati është se gjermanët janë më të kënaqur se evropianët e tjerë. Por, vetëm me gjendjen në Gjermani e jo në Bashkimin Evropian. Kështu, 72 për qind e gjermanëve janë të pakënaqur me rrugën që po merr BE, transmeton Telegrafi.

“Ka një perceptim të çuditshëm në Gjermani: gjithçka në Gjermani shkon mirë, e gjërat shkojnë keq në Bashkimin Evropian”, thotë Hoffmann.

Ndryshe nga disponimi në Gjermani, Italia është gjithçka pos optimiste. Sipas këtij studimi, vetëm 13 për qind e italianëve janë të kënaqur me situatën në vendin e tyre. Krahasuar me evropianët e tjerë, ata janë më të palumturit. Kjo është e kuptueshme, duke pasë parasysh faktin se më shumë se gjysma e të anketuarve deklaruan se gjendja e tyre ekonomike është përkeqësuar.

Sa i përket asaj se si evropianët e shohin drejtimin e BE-së, pra më të pakënaqurit dalin italianët.

Krahasuar me vendet e tjera anëtare të BE-së, Gjermania nxjerr në pah edhe diçka tjetër: 80 për qind e gjermanëve thonë se i përkasin qendrës, 44 për qind thonë se i përkasin qendrës së majtë, vetëm shtatë për qind thonë se janë të djathtë./tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit