Nga frika e mungesës së gazit në vjeshtë dhe dimër, gjermanët blejnë gjithnjë e më shumë ngrohje elektrike, edhe pse zyrat e mbrojtjes së konsumatorëve paralajmërojnë për natyrën joekonomike të këtij lloji të ngrohjes.
“Po shohim një kërkesë mbi mesataren për ngrohje”, tha rrjeti i dyqaneve të mallrave elektrike Media Markt/Saturn.
Rrjeti i dyqaneve të materialeve ndërtimore Hornbach regjistroi një kërkesë 100 për qind më të lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Kërkesa është rritur ndjeshëm në tre javët e fundit,” thotë Florian Preuss i zinxhirit Hornbach.
Në të njëjtën kohë, siç raporton faqja e internetit për krahasimin e çmimeve Idealo, përveç rritjes së kërkesës për ngrohje elektrike, është rritur edhe kërkesa për alternativa të tjera të gazit si soba me dru dhe qymyr.
Më keq pas pushimit
Qytetarët gjermanë gjithnjë e më shumë kanë frikë se Rusia mund të ndërpresë plotësisht furnizimin me gaz në Gjermani.
Nga rënia e paralajmëruar e temperaturës së natës në banesat e kësaj kompanie frikësohen edhe qytetarët që banojnë në banesa të njërës prej kompanive banesore si Vonovia.
Ekspertët vlerësojnë se një nxitim i vërtetë për ngrohje elektrike mund të pasojë në vjeshtë, kur qytetarët të kthehen nga pushimet verore.
Njëkohësisht, zyrat e mbrojtjes së konsumatorit paralajmërojnë për çmimet e larta të ngrohjes me pajisje të tilla dhe theksojnë se ngrohja elektrike është e përshtatshme vetëm në rast të një defekti ose humbjeje afatshkurtër të ngrohjes.
“Ngrohja afatgjatë me energji elektrike nuk ka kuptim. Ngrohja me ngrohje elektrike është ende tre herë më e shtrenjtë se ngrohja me gaz”, thotë Reinhard Loch nga Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit në shtetin federal të Rhine-Westphalia. /tesheshi/