1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gjergj Dedaj ose të themelojë qeveri në vete, ose të shkojë në shtëpi

Më të lexuarat

Grupi Parlamentar 6+ ka kërkuar sot nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj që deri në fund të javës të shkarkoj nga pozita zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Gjergj Dedajn.

Kjo kërkesë nga 6+ erdhi pas disa deklaratave të Dedajt që nuk i pëlqyen komunitetit turk.

Por, një kërkesë ndaj Qeverisë për të reflektuar ndaj Dedajt e kishte pasur para tre muajsh edhe Mustafa Bajrami, njohës i çështjeve islame.

Për këtë, në një postim në Facebook, Bajrami sot ka shkruar se të barazohet Turqia me Serbinë nuk është punë e mençur dhe nuk përkon me realitetin historik.

Sipas tij, një gjë e tillë është nonsens dhe budallaki diplomatike.

Më poshtë postimi i Bajramit:

Gjergj Dedaj i ka hypë atit prap!

Ai është duke punuar ta dëmtojë interesin e Kosovës. Para tre muajve në Klan Kosova kisha thënë se qeveria e Kosovës bënë mirë (duhet) të distancohet nga prononcimet dhe veprimet e tij. Siç ka shkruar vetë në FB, ai, përveç tjerash, në një takim në një vend mik të Kosovës ka kërkuar të ndihmohet dhe të mbrohet Kosova nga Turqia. Nuk di si e çka është duke menduar Gjergj Dedaj, por, gjithësesi, mirë bëri sot kryeministri i Kosovës që u distancua nga qëndrimet e tij. Dhe, pa marrë parasyshë se çka i vlon në bark Gjergj Dedajt, Kosova i ka bijtë e saj që i dalin në ndihmë vendit, do t’i ketë përgjithmonë,

Të barazohet sot Turqia me Serbinë, jo që nuk është punë e mençur, jo që nuk përkon me realitetin historik, por është nonsens dhe budallaki diplomatike.

Nëse ai nuk pajtohet e nuk flet me ministrin e tij, siç edhe ka thënë në televizion, si ndihmesë shoqërore n’atë kaçikun tim unë atij i propozoj një zgjidhje; ose të themelojë një qeveri n’vete e të bëjë çka i do shpirti (n’mujtë), ose të shkojë në shtëpi e të mirret me punë tjera, e, ose, detyrimisht, t’i përmbahet politikës, ligjit dhe protokollit të shtetit. Ky shtet ka president e ka edhe kryeministër.

Ma tepër e ma mirë s’di çka e mësoj Gjergj Dedajn…!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit