1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Gjëra të çuditshme shtepiake që prej tyre vijnë semundje

Më të lexuarat

Nëse kohëve të fundit nuk ndiheni mirë ndoshta do të befasohesh kur dëgjon se kollitjet e bashkëpunëtorit tuaj nuk është i vetmi për tu fajësuar per semundjet tua. Bakteret dhe ngacmuesit mund të fshihen në objektet e përditshme, duke filluar nga makijazhi syve e gjer te fshesa elektrike. Ti e dinë se duhet të mbulosh gojën kur kollitesh apo teshtin, e din që duhet të qëndrosh larg nga njerëzit e sëmurë, të pastrosh duart shpesh, apo jo. Shumica e sëmundjeve, përfshirë këtu ftohjen dhe gripin, shpërndahen nga një person në tjetër përmes stërpikave të kollitjes dhe teshtitjes. Por ka edhe disa gjëra tjera që mund ti takoni semundjet. Zbulo se cilët janë ato objekte që takon çdo ditë e që ndoshta po të dëmtojnë shëndetin, dhe çka mund të bësh që të jesh i shëndetshëm.

Jastëku

Ke simptoma të pasqaruara të alergjisë apo astmës, do befasohesh kur të mësosh se ndoshta fajtori është jastëku favorit i juaji. Kjo është për shkak se jastëkët deponojnë morra pluhuri të cilët janë shkaktarët më të zakonshëm të alergjive jo sezonale dhe astmës. Morrat e pluhurit ushqehen me lëkurë të vdekur që mund të gjendet thellë në jastëkun tuaj. Nëse je alergjik ndaj morrave të pluhurit dhe jashtëqitjeve të tyre, atëherë këtu mund të jetë shkaku i simptomave tua. Për të zvogëluar ekspozimin tuaj ndaj morrave të pluhurit, një shprehi e shëndetshme është të mbulosh jastëkun tuaj me mbulesa kundër pluhurit të mbyllur mirë. Pastroj çdo 3 muaj dhe në temperaturë 60 gradë dhe shpëlani dy herë ose futi në frigorifer me ngrirje të thellë dhe mbani aty për 24 orë. Gjatë ditëve të mira me diell, në mëngjes kur të zgjoheni varni jastëkët jashtë që të ajrosen e gjithashtu edhe të thahen.

Makijazhi Syve

Ndoshta nuk mund ta marrësh me mend se keqpërdorimi i makijazhit të syve mund të vë në rrezik shëndetin tuaj, mund të shpie deri te infeksioni apo lëndimi i syve. Kur të ndash makijazhin tuaj me tjerët apo e përdorë gjatë mund të kontaminohet me baktere dhe fungji (kpurdha). Që të shmangësh sëmurjen, pastroj duart mirë para se të aplikosh makijazh syve, mos e ndaj me tjerët dhe mos përdor shembuj në shitore kozmetike e mos harro të hedhësh në kovë të mbeturinave makijazhin e syve – veçanërisht maskarat – pas dy deri katër muaj përdorim.

Tastiera Kompjuterit

Bakteret dhe llomi mund të gjejnë shumë vende për tu fshehur dhe një vend i zakonshëm është tastiera e kompjuterit. Hulumtimet kanë zbuluar se kompjuterët e tavolinës kanë 21.000 mikrobe për çdo 2.5 centimetër katrorë, krahasuar me tualetin që ka 49 mikrobe për 2.5 centimetër katrorë. E shef që tualeti është më i pastër se kompjuteri. Përveç tavolinës dhe telefonit gjërat tjera që mund t’ju sëmurin janë tastiera kompjuterit, një vend i zakonshëm që mbledh mikrobe për shkak se ju e prekni shumë shpesh. Që të jesh i shëndetshëm pran tavolinës tuaj, pastro duart rregullisht, shmang prekjen e gojës dhe hundës e gjithashtu përdor pastrues me alkool për të pastruar tastierën e kompjuterit tuaj.

Parfumet

Nëse lëkura të irritohet apo ke probleme tjera të lëkurës ndoshta shkaktar është parfumi që përdorë. Aromat bëhen nga shumë produkte që të arrihet era e mirë, por numri i më shumë se 5000 parfumeve që përdoren janë shkaktari numër 1 i problemeve të lëkurës. Nëse ke lëkurë të ndjeshme apo po dyshon që parfumi po të irriton lëkurën shmang sëmurjen duke shmangur llojet e ndryshme të parfumeve dhe shiko për ato lloje që kanë të shënuar “fragrance-free” apo “without parfume”.

Sfungjerët Pastrues

Edhe pse janë mjet qëllimi i të cilës është të mirëmbajmë pastërtinë e shtëpisë, sfungjerët në të vërtetë janë një nga objektet më të papastërt të shtëpisë. Sfungjerët, veçanërisht ato që përdorën në kuzhinë, mendohen se janë kontribuuesit kryesorë të sëmundjeve që përhapen me anë të ushqimeve. Kjo është për shkak se sfungjeri ofron një ambient ideal banimi për lulëzimin e baktereve. Në mënyrë që të parandalosh përhapjen e baktereve në vend të sfungjerit bëje shprehi dhe përdor peceta (palloma) apo shtupë enësh të pastër të cilën pas përdorimit mund ta pastrosh në rrobalarëse.

Fshesa Elektrike

Nëse ke alergji apo astma pastrimi i rregullt me fshesë elektrike ndihmon në zvogëlimin e simptomave duke zvogëluar nivelet e alergjenëve ajrorë. Por nëse përdor fshesën e gabuar kjo mund të përkeqësoj alergjitë apo astmën tuaj duke shpërndarë alergjenët në ajër. Zvogëlo ekspozimin tuaj ndaj alergjenëve dhe qëndro i shëndetshëm duke pyetur dikë pa alergji dhe astmë që të bëj pastrimin duke përdorë një fshesë elektrike me filtër (HEPA) të efikasitetit të lartë dhe duke përdor maskë goje gjatë pastrimit.

Pishinat

Në shumicën e pishinave verore klori përdoret për të vrarë mikrobet dhe parandaluar përhapjen e sëmundjeve dhe infeksioneve. Por klori nuk na ndihmon gjithmonë që mos të sëmuremi – njerëzit të cilët i ekspozohen ujit të pishinave të kontaminuar mund zhvillojnë simptoma gastrointestinale, probleme të lëkurës, probleme të frymëmarrjes, syve, veshëve, apo infeksione tjera. Që të zvogëloni mundësin e sëmurjes nga kontaminimi pishinave sugjerohet, mbani mend këtë, mos e pi apo fut në gojë ujin e pishinave, dhe që ti mbrosh të tjerët që mos të sëmuren bëje shprehi të pastrohesh mirë me sapun (në shtëpi apo edhe tek pishina) para se të hedhesh në pishinë, dhe nëse ke diarre mos noto fare në pishinë.

Këpucët

Pasi që ecësh me to gjatë gjithë ditës, këpucët e papastër mund të mbledhin mikrobe, pesticide dhe toksina tjera, që të gjitha mund të sëmurin dhe të ndikojnë shëndetin dhe zhvillimin e një fëmije në rritje. Që të zvogëlosh numrin e materieve toksike dhe mikrobeve që i sjellim në shtëpi nga jashtë mos hyr me këpucë brenda asnjëherë… ne shqiptarët e kemi zakon të zbathemi kur hyjmë në shtëpi si tonën ashtu edhe të mikut, por këtu dua ti përkujtoj ata përtacët që shpesh kur dalin nga shtëpia harrojnë diçka dhe kur kthehen për ta marr nuk zbathen.

Thonjtë

Thonjtë e gishtave të dorës janë të njohur si grumbullues llomi, mikrobesh dhe organizmave tjerë infektues si krimbi zorrëve (skrrajave). Që të jesh i/e shëndetshëm mbaj thonjtë të pastër dhe të prerë, kur i pastron duart gërryej përfund thonjve, mos i kafsho thonjtë dhe mundohu të mos i pre edhe kutikulat e thonjve, dhe sigurohu që cilindo mjet që përdorë të pastrohet mirë gjithmonë pas përdorimit. Që të jeni më të shëndetshëm dhe ti shmangni semundjet mundohuni ti praktikohi këto këshilla që lexuat në këtë artikull, dhe nëse ke ndonjë tjetër urdhëro shto në komente, e mos harro ta shperndash këtë artikull atyre që ua do të mirën dhe shëndetin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit