1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

GJEOPOLITIKA E GJERMANISË

Më të lexuarat

Në Gjermani zhvillohen sot zgjedhjet legjislative, ndërkohë që vendi renditet i pari në Evropë si shteti më i fortë ekonomikisht dhe i katërti në botë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kinës dhe Japonisë.

Më poshtë vijon gjeopolitika e Gjermanisë:

POZITA GJEOGRAFIKE: Shtrihet në Evropën Perëndimore, laget nga Deti i Veriut dhe deti Balltik, Gjermania kufizohet në rrugë tokësore me Danimarkën, Holandën, Belgjikën, Luksemburgun, Francën, Zvicrën, Austrinë, Republikën Çeke dhe Poloninë.

Kufijtë me Francën dhe Zvicrën vazhdojnë përgjatë rrjedhës së lumit Rin. Në jug, Gjermania ndan me Zvicrën dhe Austrinë liqenin e Konstancës, liqeni i dytë më i madh në Evropën Perëndimore (539 kilometra katrore).

SIPËRFAQJA: 357 050 kilometra katrore.

POPULLSIA: Shteti më i populluar në Evropë, me 80,5 milionë banorë në fund të 2012, nga të cilët 6,6 milionë janë me kombësi të huaj. Dendësia e popullsisë: 225 banorë për kilometër katror.

KRYEQYTETI: Berlini

GJUHA ZYRTARE: Gjermanishtja

FEJA: Katolikë 24,5 milionë, protestantë 23,6 milionë, myslimanë rreth 4.3 milionë ose 5.4% (prej tyre 2.4% qytetarë gjerman, pothuajse 15 000 është numri i atyre gjermanëve të cilët konvertohen çdo vit nga viti 2006) dhe 100 mijë hebrenj.

HISTORIKU: Gjermania bëhet një shtet unitar në vitin 1871. Me humbjen e saj në fund të Luftës së Parë Botërore dhe kushtet e paqes të imponuara nga aleatët favorizojnë ardhjen në pushtet të Adolf Hitlerit në vitin 1933. Lufta e Dytë Botërore e ndan vendin dhe Berlinin në katër zona okupuese. Zona sovjetike mundëson krijimin e Republikën Demokratike Gjermane (RDGJ) në vitin 1949, ndërkohë që Republika Federale e Gjermanisë (RFGJ) u formua po atë vit në zonat perëndimore. Muri i Berlinit, i ndërtuar në vitin 1961, simbolizon ndarjen e vendit deri në rrëzimin e tij në vitin 1989. Gjermania është ribashkuar në vitin 1990.

SHTETI/ INSTITUCIONET POLITIKE: Republika Federale e Gjermanisë ka 16 lande (shtete rajonale), nga të cilat pesë të ish-RDGJ-së. Tre janë qytetet kryesore Berlini, Hamburgu dhe Bremen.

Sistemi parlamentar përbëhet nga dy dhoma, Bundestagu (Dhoma e ulët) dhe Bundesrati (Dhoma e lartë përfaqësuese).

Partitë e përfaqësuara në Bundestag më 31 mars 2010 janë Bashkimi Demokratik Kristian (CDU), Partia Social Demokratike (SPD), Partia e Lirë Demokratike (FDP), Bashkimi Social Kristian (CSU), të Gjelbërit, Die Linke (e majta radikale).

Presidenti Joachim Gauck, një ish pastor protestant, aktivist i të drejtave civile në ish-RDGJ, i zgjedhur në mars 2012.

Kancelarja Angela Merkel (CDU konservatore) drejton vendin që nga shtatori 2005, rizgjidhet në shtator 2009 kryeson koalicionin e partive CDU/CSU/FDP.

EKONOMIA: Gjermania renditet e para si shteti më i fuqishëm ekonomik në Evropë dhe eksportuesja e dytë më e madh në botë pas Kinës. Zotëron industrinë e fuqishme të automobilave: Daimler, BMW, Volkswagen, Porsche, Audi dhe konglomerate të mëdha industriale si ”ThyssenKrupp” dhe ”Siemens”. Qendra kryesore financiare është Frankfurti.

PBB: 2,644 miliardë në vitin 2012 ose 32 280 euro për frymë (Burimi i informacionit: Ministria e Punëve të Jashtme).

PAPUNËSIA: 6,8 përqind në muajin gusht

MONEDHA: Euro

FORCAT E ARMATOSURA: Më 31 maj 2012, forcat e armatosura gjermane kishin 202 000 ushtarë, nga të cilët 80 000 numërohen në ushtri, 38 000 në Forcën Ajrore dhe 17 000 në Marinë.

Plani për reduktimin e forcave të ushtrisë është në proces./trt/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit