3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Gjenerali Wesley Clark sot në Kosovë: Po pres t’iu bashkohem në këtë rast të veçantë

Më të lexuarat

Ish-komandanti i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali Wesley Clark, do të jetë pjesë e shënimit të përvjetorit të njëzet të çlirimit të Kosovës.

Clark përmes një postimi në Twitter, i është drejtuar ish-presidentit Bill Clinton i cili ka arritur dje në Prishtinë.

“Jam duke pritur për tu bashkuar me ju nesër president Bill Clinton, në Kosovë për këtë rast të veçantë”, ka shkruar Clark.

Clark gjatë qëndrimit të tij në Kosovë do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Ndryshe ish-presidenti Bill Clinton përmes një postimi po ashtu në Twitter, shkroi se është i nderuar që është kthyer sërish në Kosovë për nderë të 20 vjetorit të çlirimit.

“Kam nderin që të kthehem në Kosovë për të përkujtuar 20 vjet paqe- një arritje nga populli i Kosovës që duhet të kremtohet jo vetëm në këtë përvjetorë, por çdo ditë”, shkroi ish-presidenti Clinton. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit