1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gjenerali francez: ISIS-u u krijua nga Amerika

Më të lexuarat

Gjenerali francez Vincent Desportes, teksa ka folur për fenomenin “ISIS” në Lindjen e Mesme, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara si krijuesen e këtij grupi të rrezikshëm islamik.

“Kush është doktor Frenkenshteini që ka krijuar këtë monstër (ISIS)? Le ta themi qartë, sepse ka shumë rëndësi për pasojat: janë Shtetet e Bashkuara. Për interesa politikë kohëshkurtër, edhe subjekte të tjera, disa prej të cilëve shfaqen si miq të Perëndimit, kanë kontribuar, prej pëlqimit apo prej një vullneti të përllogaritur mirë, për këtë krijesë dhe për forcimin e saj, por përgjegjësia kryesore është e SHBA-së. Kjo lëvizje, me aftësi shumë të madhe për të tërhequr dhe përhapur dhunën, është në zgjerim.

Është e fuqishme, edhe pse karakterizohet nga pika shumë të dobëta. Është e fuqishme, por do të shkatërrohet. Kjo është e sigurt. Nuk ka qëllim tjetër përveç atij që të zhduket. ISIS-i do të zhduket. Jemi thellësisht solidarë, por ne nuk jemi aspak përgjegjës. Interesat tona ekzistojnë, por janë indirektë. Në ato anë kapacitetet tona janë të kufizuara në krahasim me ato të SHBA-së dhe ndikimi ynë strategjik është gjithashtu i kufizuar”, thotë ai.

Vincent Desportes është një gjeneral francez me dhjetëra dekorata, si dhe docent pranë fakultetit të shkencave politike në Paris. Në Francë, ai është i njohur për  kritikuat e forta ndaj ShBA-së dhe strategjisë së saj në Afganistan.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit