0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Gjendja e Vështirë e Shqiptarëve Myslimanë në Shqipëri

Më të lexuarat

Gjendja e Vështirë e Shqiptarëve Myslimanë në Shqipëri

Unë fare mirë kam dëgjuar për veprimtarinë e misionareve të krishterë në
këtë regjion i cili terësisht ishte i izoluar nga regjimi Stalinist.

Nga: Muhamed Hamis Rëhner

Br.Mohd.Khamis Rohner, kohëve te fundit kaloi disa javë ne Evropën Lindore, ku vizitoi myslimanët dhe njëherit u njohë me për se afërmi për problemet e tyre dhe për pasigurinë e shtuar qysh prej rënies se Komunizmit. Shumë rrëfime të myslimanëve vendas qe ndodhen gjatë sistemit komunist, tashmë janë duke u zbuluar dhe duke dal ne shesh. Ky është vlerësimi i autorit ne fjalë, i cili do te rrëfen se çfarë mësuan Myslimanët e Shqipërisë gjatë sistemit Komunist.

Unë dhe vajza ime, pasiqë ishim ulur në ulëset e fluturimit MALEV-fluturim ky nga Budapesti për në Tiranë, kur një djalë i ri erdhi dhe pyeti për vendin e lirë afër meje, se a është i rezervuar. Ulësja nuk ishte e zënë dhe për atë unë ia bëra me shenjë që të ulet. Menjëherë pas kësaj, neve zhvilluam një bisedë të shkurtër. Ai ishte një Amerikan 23 vjeçar, nga Illinois. Me pas unë e pyeta: A është kjo vizita e parë qe i bëni Shqipërisë? Po, u përgjigj Amerikani dhe duke shtuar tha: “Jam shumë i gëzuar qe me vete po e sjelli Jezusin të Shqiptarët e Shqipërisë”.
Unë fare mirë kam dëgjuar për veprimtarinë e misionareve të krishterë në këtë regjion i cili terësisht ishte i izoluar nga regjimi Stalinist. Si rrjedhim Ballkani ishte vend Stalinist, ku sipas statistikave qe ka ky vend, 70% e popullatës i përkasin besimit Islam, kurse 30% të popullatës e përbejnë ortodoksët, krishterët dhe katolikët. Djaloshi afër meje ishte anëtar i grupit të misionarëve amerikanë, ku ne mesin e tyre kishte edhe shqiptarë me nënshtetësi Amerikane.
Pas rënies se pushtetit komunist në vitin 1991, misionarët e të gjitha besimëve dhe sekteve te ndryshme ia mësyn shqipërisë, të mobilizuar me Biblat e tyre dhe natyrisht që me vete kishin sjell edhe parà. I tillë ishte edhe djaloshi 23 vjeçar qe udhëtonte me mua. Jezusi të Shqiptarët e Shqipërisë, në një vend ku ateizmi ishte Ideologji Shtetërore deri në ditët e fundit. Madje edhe dhëndri im kishte qenë i dhënë pas librit të shenjtë të krishterë, para se te bashkëpunonte me një Organizatë Islame, dhe Falënderimet i takojnë Allahut qe e udhëzoi ne rrugën e drejtë islame.

Xhamia e madhe në Kavajë – Kjo Xhami është ndërtuar në vitin 1994 në vendin e xhamisë së vjetër, e cila ishte shkatërruar nga komunistët. Xhamia është një nga projektet:”Jeddah-based Internacional Islamic Relief Organization” .
Pas ndryshimit të gjendjës në Shqipëri, shumë shqiptarë, prej çdo mjedisi fetar, kishin për të filluar mesimbesimin e tyre nga themeli, mirëpo, e terë kjo varej nga interesimi i tyre qe kishin në fenë e të parëve. Ne ditët e sotme, çdo kush mund të jetë viktimë nga orvatjet e misionarëve te krishterë, të cilët si përkrahje kanë te hollat dhe njëherazi ofrim pune jashtë vendit. Ky vend i varfër, i dëshpëruar dhe i pashpresë, kishte nevojë për diçka te tillë.
Si gjithherë, Organizatave Islame iu deshtë një kohë e gjatë që të vendoseshin ne Shqipëri dhe qe prezenca e tyre te hetohej ne çdo vend. Në vitet e 90-ta, isha ende duke punuar me organizatën e Xheddes “International Islamic Relief Organisation.”
Me kujtohet kur ne kishim një zyre me seli në Tiranë. Kontributi ynë kryesorë dhe parësorë tek shqiptarët mysliman, ishte i fokusuar në ndërtimin e xhamive, të cilat qenë ndërtuar në vendodhjen e xhamive të shkatërruara.
Duke shikuar djaloshin 23 vjeçar që udhëtonte me mua, me një shkëlqim ne sytë e tij, unë u habita semenduari se, a do të ketë ndonjë mysliman ekuivalent në entuziazmin e këtij krishteri.
Gjithashtu isha shumë i interesuar dhe kisha një kureshtje që të shkoj ne Shqipëri, për herë te parë t’i takoj kunatat dhe të mësoj se sa ka ecur pàra Islami, qysh prej rënies se regjimit komunist.

Xhamia e qytetit të Shkodrës – ishte ndërtuar ne vitin 1775 .Është njëra prej xhamive më të vjetra në Shqipëri. Minaret e saja ishin shkatërruar nga regjimi komunist, në vitin 1967. Bashkësia Islame e Shkodrës u mundua që ta rinovojë atë, mirëpo nuk ia dolën. Tani kjo Xhami shërben vetëm për faljen e namazit te akshamit dhe ate të xhumave.
Pas uljes se aeroplanit në aeroportin modest të Tiranës, pak para zbritjes, djaloshi Amerikan, ma shtrëngoi dorën duke thënë “Zoti të bekoftë!” Faleminderit, gjithashtu edhe juve, ia ktheva.
Gjatë qëndrimit tim në Shqipëri, arrita të vizitoj zyrat qendrore të Komunitetit Mysliman (Albanian Islamic Committee), ku përkohësisht ishte vendosur në një shkollë të Tiranës. Gjatë kësaj vizite nuk pata rastin ta takoj Kryetarin e Komunitetit, 78 vjeçarin “Hafëz Sabri Koçi”, i cili në të njëjtën kohë ishte edhe Myftiu i Shqipërisë.
Në vend të kryetarit takova disa gazetarë Shqiptarë, prej te cilëve arrita të nxjerr informacione të mjaftueshme, lidhur me Islamin. Sipas burimeve të tyre, Komuniteti Mysliman, i cili përfaqëson përafërsisht 70% të popullatës, ishte themeluar ne Mars të vitit 1923. Komuniteti në fjalë, funksionoj gjer ne vitin 1967, megjithëse ndjekjet dhe persekutimet e myslimanëve ishin prezentë, e posaçërisht keqtrajtimi i dijetarëve (Ulemave) që kishte filluar në vitin 1946, atëherë kur sistemi komunist kishte marrë pushtetin në duart e saja.
Xhamia e vjetër ne Krujë – Shqipëri. Edhe kjo xhami e ngjashme me xhamitë tjera të mbetura në Shqipëri, ishte e mbyllur gjatë regjimit komunist dhe nuk lejohej që të kryheshin ritet fetare .
Këta gazetarë ma treguan listën e 58 dijetarëve të mirënjohur Shqiptarë, te cilët ishin ekzekutuar me vdekje apo kalbur nëpër burgjet e asaj kohe. Pas rënies së sistemit komunist, Komuniteti Mysliman rifilloi veprimtarinë e tij në vitin 1991, në krye me Hafëz Sabri Koçin, i cili ishte i vetmi dijetar Mysliman që i shpëtoi ekzekutimit. Ai qëndroi 23 vite në burg dhe ishte personaliteti me i dalluar që meritoi të zgjidhej Myfti i Shqipërisë dhe Kryetar i Komunitetit, po në të njëjtën kohë.
Në Shqipëri, tashmë ekziston një liri fetare, mirëpo në të njëjtën kohë, epoka e krishterizimit veç ka filluar, posaçërisht nga kisha ortodokse. Të rinjtë formal mysliman (mysliman vetëm me emër) ne Shqipëri, i tërheq paraja, keshtu që misionarët e krishterë u ofrojnë punë në Greqi, poqëse ata përqafojnë fenë krishtere.
Problemi qëndron në atë, se Shqipëria megjithë potencialin e shumtë që posedon – prapë është vend i varfër dhe varet prej ndihmave te botës së jashtme. Dhe për këtë Komuniteti nuk është në gjendje të ofroj informacione të mjaftueshme që kanë te bëjnë me Fenë Islame. Kjo është krejt ndryshe krahasuar me besimet e vjetra dhe të reja krishtere, te cilat kanë përkrahje të gjithanshme nga jashtë.
Gazetarët qe unë i takova, me rrëfyen se në vitin 1992, kur një delegacion nga Anglia kishte vizituar Shqipërinë, ishin njoftuar se 70% të popullatës se Shqipërisë i përkasin besimit islam, kurse 30% atij të krishterë. Udhëheqësi i delegacionit vuri ne pah se, Feja Islame kishte qenë shumë tolerante dhe po të mos ishte e tillë, vërtetë se pakicat islame do të ishin çrrënjos nga sipërfaqja e dheut.
Tashmë, njerëzit presin një gjeneratë te re islame, e ne veçanti ata të cilët janë duke studiuar jashtë vendit. Grupi i parë i këtyre është në pritje qe te kthehet në Shqipëri po ne këtë vitë.

Andrisë Stastoli, Përfaqësues i Organizatës së Rinisë Shqiptare Myslimane
Emrin e këtij personi, arrita të marrë nga një mysliman, i cili jetonte dhe vepronte në Gjermani. Ai me informoi se ky vëlla ka marr pjesë ne disa trajnime udhëheqëse të organizuara nga Rinia Myslimane e Gjermanisë. Kur e takova atë ne Tiranë, ai dukej sikur te ishte 20 vjeçar dhe nga besimi ortodoks Grekë, kishte kaluar ne Fenë Islame – faktikisht, gjyshi i tij kishte qenë peshkop i kishës ortodokse.
Ky njeri ishte dukshëm i mërzitur mbi situatën e tanishme dhe për ndodhitë e myslimanëve vendas. Ne fakt, unë vërejta tek ai një lloj pesimizmi. Nga biseda jonë e shkurtër, mësova se, gjëja me më rendësi ishte puna dhe përkrahja e të rinjve myslimanë, për arsye se gjenerata e vjetër ishte shumë e ngatërruar në politikë dhe çështje tjera që nuk kanë të bëjnë asgjë me Fenë Islame.
Bindja e të rinjve Shqiptarë n asgjë Shqipëri është e ngjashme me bindjen e një të posakonvertuari ne islam. Te rinjtë janë të frenuar dhe të devotshëm , poashtu të freskët ne islam dhe përplot entuziazëm. Sekëndejmi, me plotë të drejtë, dikush do të kishte pyetur, se çfarë bënin gjeneratat e vjetra gjatë frymës komuniste.
Para marrjes së pushtetit nga komunistët, Shqipëria numëronte rreth 2000 xhami. Shumica prej tyre qenë rrënuar apo shëndrruar në depo apo kinema.
Ndërsa një numër shumë i vogël i xhamive të mbetura, i shpëtuan rrënimit, përshkak të disa vlerave nacionaliste shqiptare që posedonin. Ato kishin mbetur të mbyllura gjatë regjimit komunist.
Gjatë vizitës sime, pata mundësinë që të vizitoj edhe xhamine e Shkodrës, një ndër xhamitë me të vjetra në Shqipëri. Kjo xhami qe ndërtuar në vitin 1775, edhepse minaret e saj ishin rrënuar në vitin 1967.
Pas shembjës së sistemit komunist, myslimanët vendas të shkodrës u orvatën që ta rinovojnë këtë xhami e cila kishte vlera historike.
Xhamia ne fjalë, tashmë shërben vetëm për faljen e namazit të xhumasë dhe atij të Akshamit. Shkodra duket të ketë qenë një kështjellë ortodokse, e cila ende mburret me katedralën e saj të gjerë, mirëpo ajo gjithashtu ka edhe një xhami e cila gjithherë është e plotë me xhemat. Ajo është xhamia Ebu Bekër.
Para periudhës së egër staliniste, Tirana kishte 30të xhami. Që të gjitha, me përjashtim te xhamisë se Et’hem Beut, e cila ishte ndërtuar në vitin 1209.

Xhamia e madhe ne Durrës. Kjo Xhami është ndërtuar ne vitin 1994 në vendndodhjen e xhamisë së vjetër, e rrënuar nga komunistet. Xhamia është një nga projektet e Organizatës se Reliefit Islam. “Jeddah-based Internacional Islamic Relief Organization.”
Në qytetin e Tiranës, tashmë funksionojnë tërësisht pesë xhami. Xhamia e Et’hem Beut, tri xhami tjera janë ndërtuar në vendndodhjen e xhamive të shkatërruara, kurse xhamia e pestë është ndërtuar në një vend te ri të Tiranës.
Thirrja për namaz (Ezani) dëgjohet kudo në Shqipëri. Xhamitë janë në funksion të duhur, e posaçërisht për faljen e namazit të xhumasë, ku namazfalësit përshkak vendit jo të mjaftueshëm në xhami, detyrohen të falen jashtë saj .

Nga Gjuha angleze: Fehim DRAGUSHA

Marrë nga revista: “Al-NAHDAH ” A journal of the Regional Islamic Da’wah Council of Southeast Asia and the Pacific – From page : 27 to 30 . Vol.18 Nos 1 and 2 – ISSN 0127-2284 –PP 4026/9/97

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit