-1.6 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Gjendja e njeriut kur goditet me ndonjë sprovë

Më të lexuarat

Njeriu në këtë botë është i ekspozuar ndaj shumë lloj sprovash në mënyrë që të shfaqet durimi i tij dhe pranimi i caktimit të Allahut.
Allahu i Lartësuar ka thënë: “Ai është që ka krijuar vdekjen dhe jetën që t`u sprovojë se cili prej jush është më vepërmirë” (Mulk 2).
Njerëzit në raport me sprovën kanë reagime të ndryshme :dorëzim dhe ankesë ose durim dhe frenim të vetvetes nga ankesa apo më mirë akoma pranim me kënaqësi dhe falënderim të Allahut.
Ibnul Kajjimi (vdekur 751 h) -Allahu e mëshiroftë- ka thënë:Sprovat me të cilat  goditet njeriu dhe që nuk i largon dot, si psh:vdekja e një njeriu të afërt dhe të dashur,vjedhja e pasurisë,sëmundje, etj hasin tek njerëzit katër lloj reagimesh:

1) Reagimi i të pafuqishmit.
Reagim i i cili karakkterizohet nga ankesa,hidhërimi dhe turfullima.
Këtë lloj reagimi e has tek ata njerëz që janë më të dobëtit në logjikë,fe dhe integritet.
2)Lloji i dytë i reagimit:Sjellja me durim, qoftë për hir të Allahut apo thjesht për integritet njerëzor që ai gëzon në karakterin e tij.
3)Lloji i tretë i reagimit:Pranimi me kënaqësi.
Kjo pozitë padyshim është më e lartë se ajo e durimit.
Ka diskutim mes dijetarëve rreth obligueshmërisë së këtij reagimi apo jo,ndryshe nga durimi për hir të Allahut për të cilin dijetarët janë unanim mes tyre rreth obligueshmërisë së tij.
4) Lloji i katërt i reagimit: Shprehja e falënderimit.
Kjo pozitë është akoma më lart se pozita e pranimit me kënaqësi,sepse e trajton sprovën si një gjendje nëpërmjet së cilës i ofrohen mirësi të ndryshme.
(Marrë nga libri Ud-detus-sabirin fq 81).

Shejh Muhamed bin Salih el Uthejmin  -Allahu e mëshiroftë- ka bërë një shtjellim rreth këtyre katër gjendjeve që hasen tek njerëzit duke thënë:Njeriu në raport me sprovën shfaq katër reagime:
1)Të zemërohet
2)Të durojë
3)Të pranojë me kënaqësi
4)Të falënderojë
Këto ishin katër gjendjet që hasen tek njerëzit kundrejt sprovës që i godet.

Sa i përket llojit të parë të reagimit ajo i referohet gjendjes në të cilën njeriu mund të shfaqë zemërim dhe rebelim ndaj caktimit të Allahut, qoftë me zemër, gjuhë apo gjymtyrë.
Rebelimi me zemër ndodh nëse njeriu ndjen dicka të padenjë në raport me Zotin e tij në formë zemrëimi dhe mos aprovimi,madje i duket sikur Allahu i ka bërë padrejtësi me atë sprovë. Zoti na ruajtë.
Rebelimi me gjuhë i referohet thirrjeve dhe lutjeve që mund të bëjë njeriu për shkatërrim dhe mjerim(ah mjerë për mua,ah mos qofsha) apo të shajë gjendjen në të cilën ndodhet.
Rebelimi me gjymtyrë i referohet veprimeve që mund të bëjë si psh të gërvishë fytyrën apo shkulë flokët apo shkulë leshrat apo të shqyejë rrobat, e të ngjashme si këto.
Kjo është gjendja e atyre që u është ndaluar mirësia dhe shpërblimi dhe që nuk kanë arritur t`i bëjnë ballë sprovës,madje përkundrazi kanë ngarkuar veten me mëkat, duke iu shndërruar kjo në një sprovë të dytë.Sprovën e parë e kishte në aspektin e dunjasë me dhimbjen që përjeton për fatkeqësinë, ndërsa sprovën e dytë e ka në aspektin fetar duke u zemëruar dhe rebeluar, e për rrjedhojë duke ngarkuar veten me mëkat.

Sa i përket llojit të dytë të reagimit:Durimi ndaj sprovës,nënkupton që ta përmbajë veten,megjithëse nuk e dëshiron atë sprovë,por megjithatë e përmban veten dhe nuk flet asnjë fjalë që e zemëron Allahun dhe as nuk vepron me gjymtyrët e tij ndonjë veprim që e zemëron Allahun dhe as nuk ka në zemrën e tij asnjë lloj ndjesie të padenjë kundrejt Allahut,përkundrazi duron dhe vetëpërmbahet megjithëse nuk i pëlqen ajo që i ka ndodhur.

Sa i përket llojit të tretë të reagimit:Ta pranosh caktimin e Allahut duke qenë  i kënaqur me të do të thotë që ta pranosh atë që ka ndodhur me zemër të qetë, me dorëzim dhe aprovim total,sikur të mos i kishte ndodhur ajo gjë.

Sa i përket llojit të katërt të reagimit:Falënderimi,nënkupton që ta falënderojë Allahun për atë që i ka ndodhur.
Profeti salallahu alejhi ue selem e kishte zakon që kur shihte dicka që nuk i pëlqente thoshte:” Elhamdulilahi ala kul-li hal (Falënderimi i përket Allahut në cdo gjendje)”
(Transmeton Ibn Maxheh nr 3803. El Busejrij ka thënë: Insadi i tij është sahih. E ka saktësuar Albani në Silsileh Sahihah nr 265).
Pra e falënderon Allahun në mënyrë që të meritojë shpërblime të mëdha që i kapërcejnë përmasat e asaj fatkeqësie.
(Marrë nga libri Shpjegimi i Rijadus-salihijn 1/121 dhe Shpjegimi i Sherhul Mumti` 5/495).

Cështje: Cfarë duhet të bëjë njeriu, të cilit i komunikohet ndodhia e një fatkeqësie që ka të bëjë me të?

Kërkohet nga  ai person që i komunikohet ndodhia e një fatkeqësie, e cfarëdolloji qoftë ajo,që të ketë parasysh pikat e mëposhtme:

Së pari:Durimi.
Durimi në fatkeqësi është edukatë e lavdëruesheme dhe bëhet detyrë në atë masë që e frenon njeriun nga gjërat e ndaluara.
(Marrë nga libri el Furu` 2/223).
Shejhul Islam Ibn tejmijeh (vdekur 728 h) -Allahu e mëshiroftë- ka thënë: Durimi është obligim me unanimitetin e të gjithë dijetarëve.
(Marrë nga libri el Furkan fq 265).
Ibnul Kajjimi -Allahu e mëshiroftë-  ka thënë: Durimi është obligim me unanimitetin e të gjithë umetit.Durimi është gjysma e besimit,sepse besimi është dy pjesë:Gjysma durim dhe gjysma falënderim.
(Marrë nga libri Medarixhu es-salikijn 2/158)

Durimi është përmbajtja e shpirtit nga mërzia dhe hidhërimi,frenimi i gjuhës nga ankesa dhe i gjymtyrëve nga shfaqjet e padenja.
(Marrë nga libri Medarixhu es-salikijn  2/158).
Allahu i Lartësuar ka thënë: “Do t`u sprovojmë me dicka prej frikës,urisë,pakësim të pasurisë,shpirtrve dhe fryteve,por përgëzoji durimtarët.Ata të cilët kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: Të Allahut jemi dhe tek  Ai do kthehemi.Këtyre u përkasin salavate nga Zoti tyre dhe mëshirë, e këta janë ata të udhëzuarit”. (Ali Imran  155-157)

Transmetohet nga Enes bin Maliku radijallahu anhu se ai ka thënë: Profeti salallahu alejhi ue selem kaloi pranë një gruaje e cila po qante pranë një varri dhe i tha asaj: “Kije frikë Allahun dhe bëj durim”. Ajo tha:Largohu prej meje sepse nuk je sprovuar sic jam sprovuar une. Ajo foli duke mos e njohur Profetin salallahu alejhi ue selem.Dikush i tha asaj: Ai është Profeti salallahu alejhi ue selem. Ajo më pas vajti tek Profeti dhe duke mos gjetur njeri që ruante tek porta e tij hyri dhe i tha:Unë nuk të njoha qëparë. Ai i tha: “Durimi shfaqet në goditjen e parë”.(Tranmseton Buhariu nr 1283 dhe Muslimi nr 926)
Hafidh Ibn Haxheri (vdekur 852 h) -Allahu e mëshiroftë-  në shpjegim të këtij hadithi: “Durimi shfaqet në goditjen e parë” ka thënë:Kuptimi është që njeriu të tregojë qëndrueshmëri dhe vetëpërmbajtje që në momentet e para kur zemra sulmohet nga cytjet e ankesës,sepse ky është ai durimi i përsosur për të cilin njeriu meriton të shpërblehet. El Hatabij -Allahu e mëshiroftë-  ka thënë:Kuptimi është që durimi  i lavdërueshëm është pikërisht ai që shfaqet në momentin e papritur kur njoftohet për fatkeqësinë,ndryshe nga ajo cfarë vjen në ditët në vijim ,me kalimin e të cilave sprova zbutet dhe bëhet më e kalueshme. Gjithashtu Hatabij tregon për thënien e dijetarëve të tjerë se njeriu nuk shpërblehet për sprovën që e godet sepse ajo nuk është prej veprimeve të tij por shpërblehet durimin e mirë  dhe qëndrimin e tij të lavdërueshëm. Ibn Betali -Allahu e mëshiroftë-  ka thënë: Kuptimi është që të mos i bëhen bashkë sprova e humbjes së të afërmit të dashur dhe humbjes së shpërblimit.
(Marrë nga libri Fet-hul Barij 3/494).

Së dyti:T`i kërkojë mbështetje dhe forcë Allahut

Imami el Muefek Ibn Kudameh(vdekur 620 h) -Allahu e mëshiroftë- ka thënë:
Duhet që ai i cili sprovohet me dicka  t`i kërkojë mbështetje dhe forcë Allahut,të ngushëllohet me  cfarë Allahu ka premtuar,t`i përmbahet dispozitave të ligjëruara duke kërkuar mbështetje me durim dhe namaz dhe të shpresojë nga Allahu shpërblimet e premtuara për durimtarët. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Përgëzoji durimtarët.Ata të cilët kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: Të Allahut jemi dhe tek Ai do kthehemi.Këtyre u përkasin salavate nga Zoti tyre dhe mëshirë, e këta janë ata të udhëzuarit”. (Ali Imran  155-157) Gjithashtu shpreh thënien e cituar në këtë ajet: In-na lil-lahi ue in-na ilejhi raxhiun (: Të Allahut jemi dhe tek Ai do kthehemi).
(Marrë nga libri el Mugnij 3/495)

Së treti: Pranimi i kaderit të Allahut me qetësi të zemrës, aprovim dhe dorëzim të plotë.
Kjo veti është nga tiparet më të larta dhe të përsosura të besimtarit i cili i është mbështetur Allahut , i cili është i bindur në premtimin e Allahut, i kënaqur me gjykimin e Allahut,sepse pranimi i kadasë dhe kaderit është një prej shtyllave të besimit të cilat janë treguar nga Profeti salallahu alejhi ue selem në hadithin e gjatë të Umerit radijallahu anhu, ku ndër të tjera thuhet: “Ai (Xhibrili) tha: Më trego për besimin. Tha(Profeti): “Imani është të besosh Allahun, engjëjt, librat,të dërguarit,Ditën e Gjykimit dhe të besosh në kader,  i mirë qoftë apo i keq(për njeriun)”.(Transmeton Muslimi nr 9).

Së katërti: Thënia e dhikrit në rast fatkeqësie: In-na lil-lahi ue in-na ilejhi raxhiun (: Të Allahut jemi dhe tek Ai do kthehemi) duke u bazuar në ajetin Kuranor: “ Ata të cilët kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: : In-na lilahi ue in-na ilejhi raxhiun (: Të Allahut jemi dhe tek Ai do kthehemi).
Mund të shtojë dhe lutjen: Allahum-me exhirnij fij musijbetij uekhluf  lije  khajram-minha (OAllah më jep shpërblim për këtë sprovë dhe ma zëvendëso me dicka më të mirë),sepse është transmetuar nga Umu Selemeh radijallahu anha se ajo ka thënë: E kam dëgjuar Profetin salallahu alejhi ue selem duke thënë: “ Nuk ka rob që e godet ndonjë sprovë dhe thotë: In-na lil-lahi ue in-na ilejhi raxhiun (: Të Allahut jemi dhe tek Ai do kthehemi) Allahum-me exhirnij fij musijbetij uekhluf lije  khajram-minha (OAllah më jep shpërblim për këtë sprovë dhe ma zëvendëso me dicka më të mirë),vecse do e shpërblejë Allahu për sprovën e tij dhe do tia kompensojë me dicka më të mirë. Kur më vdiq bashkëshorti Ebu Selemeh, thashë me vete:E kush mund të jetë më i mirë se ai?! Mirëpo e mblodha veten dhe e thashë lutjen, atëherë Allahu ma mundësoi që të martohesha me Profetin salallahu alejhi ue selem, e kush mund të ishte më i mirë se Profeti salallahu alejhi ue selem?!”. (Transmeton Muslimi nr 918).

Së gjashti:Të jesh i bindur se kjo botë është vendi ku njerëzit do sprovohen, do përjetojnë mërzi,vështirësi,sprova nga më të ndryshmet,sic ka thënë i Lartësuari: “Do t`u sprovojmë me dicka prej frikës,urisë,pakësim të pasurisë,shpirtarve dhe fryteve,por përgëzoji durimtarët” dhe thotë: “Vërtetë e kemi krijuar njeriun që do të përjetojë vështirësi pas vështirësie” (Beled 4).

Së shtati:Të përkujtosh se ti,familja dhe pasuria jote dhe e tërë njerëzia janë të Allahut,Atij i përket cfarë jep dhe cfarë merr,cdo gjë tek Ai është e përcaktuar me afat të qartë.

Së teti: Kërkimi i mbështetjes për ta përballuar sprovën me namaz.
Allahu i Lartësuar ka thënë: “ Kërkoni ndihmë me durim dhe namaz” (Bekare 45).
Profeti salallahu alejhi ue selem ishte që kur e preokuponte ndonjë cështje ngrihej dhe falej”. (Transmeton Ahmedi 1/206,Ebu Daudi nr 1319, e ka bërë hasen Albani në Sahihu Ebi Daud). Kjo duhet të jetë gjendja e muslimanit të sinqertë i cili në kohë sprove dhe vështirësie nuk i shkon gjë tjetër nëpër mend përvecse përmendjes së Allahut sepse Ai ka në dorë celësat e zgjidhjes së situatave.Ibn Abasit radijallahu anhuma i erdhi lajmi i vdekjes së njërit prej vëllezërve të tij, ai shprehu dhikrin e fatkeqësisë dhe fali dy rekate të gjata, e më pas u ngrit dhe lexoi ajetin Kuranor: “ Kërkoni ndihmë me durim dhe namaz”.
(Marrë nga libri Fet-hul Barij 3/524.Ibn Haxheri tha: E transmeton Bezari me isnad hasen. Gjithashtu  shih dhe në librin el Furu` të Ibn Muflihut 2/223).

Së nënti: Përkujto shpesh shpërblimin e premtuar  për durimin në sprova.

Ndër këto shpërblime përmendim disa:

1) Meritimi për të hyrë në xhenet. Allahu i Lartësuar ka thënë: “ Xhenetet e Adnit në të cilat hyjnë ata(vepërmirët) dhe vepërmirët nga baballarët e tyre,bashkëshortet dhe pasardhësit e tyre. Engjëjt i vizitojnë ata nga cdo portë duke u thënë:Paqja qoftë me ju,për shkak të durimit,sa vendbanim i mirë është ky” (Rrad 23-24). Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “ Allahu ka thënë: Kur i marr robit Tim ndonjë nga të dashurit e vecantë të kësaj bote dhe ai bën durim duke shpresuar në shpërblimin Tim, për të nuk do ketë shpërblim tjetër përvecse xhenetit”. (Transmeton Buhariu nr 6424).
Qëllimi i këtij hadithi është kur i merr dikë shumë të dashur për zemrën si psh fëmijën apo vëllain apo prindin.(Fet-hul Barij 20/13)

2) Durimtarëve do u jepet shpërblim pamasë.
Allahu i Lartësuar ka thënë: “Në të vërtetë durimtarëve u jepet shpërblim pamasë”. (Zumer 10) Euzaiu -Allahu e mëshiroftë-  ka thënë: Atyre as nuk u maten dhe as nuk u peshohen, por u jepen në mënyrë të pallogaritur.(Përcjell Ibn Kethiri në Tefsrin e tij 4/52).

3) Durimtarët kanë pranë vetes Allahut xheleshanuhu.
E kanë Allahun pranë tyre më shumë se të tjerët,e cila i sjell robit ndihmën, përkrahjen dhe suksesin, i Lartësuari ka thënë: “Vërtetë Allahu është pranë durimtarëve” (Bekare 153).

4) Allahu i do durimtarët.
I Lartësuari ka thënë: “Vërtetë Allahu i do durimtarët”. (Ali Imran 146).

5) Shlyerja e mëkateve të durimtarëve që përmbahen ndaj sprovave të dunjasë,sado e madhe apo e vogël qoftë fatkeqësia.

Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Cdo gjë që e godet besimtarin:sëmundje,lodhje,mërzi,siklet,lëndim,pikëllim,saqë dhe gjembi me të cilin shpohet, është shkak me të cilin Allahu ia shlyen mëkatet”.(Transmeton Buhariu nr 5641 dhe Muslimi nr 2572).
Imam Karafij(vdekur 684 h) -Allahu e mëshiroftë-  ka thënë: Fatkeqësitë janë padyshim shlyerëse të mëkateve,pavarësisht nëse shoqërohen me pëlqimin e robit për to apo jo,kurse nëse shoqërohen me pëlqimin dhe pranimin e robit atëherë shlyerja është akomë e madhe ose përndryshe është më e vogël.
(Marrë nag libri  Fethul Barij 11/242).
Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Nuk reshtin së godituri sprovat besimtarin dhe besimtaren në veten e tij apo të saj apo tek fëmijët dhe pasuria derisa të jetë në atë gjendje që kur të shfaqet para Allahut të jetë pa mëkate”.
(Transmeton Tirmidhiu nr 2399 dhe tha:Hadith hasen sahih. E ka saktësuar Albani në  Silsileh Sahihah nr 2280).

6) Përfitimi i salavateve, mëshirës dhe udhëzimit nga Allahu xheleshanuhu.

Allahu i Lartësuar ka thënë: “Këtyre u përkasin salavate nga Zoti tyre dhe mëshirë, e këta janë ata të udhëzuarit”. (Ali Imran  155-157).
7) Ngritja lart në pozitë. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kur  njeriu ka të paracaktuar tek Allahu një pozitë të caktuar të cilën ai nuk e arrin me veprën e tij, atëherë Allahu e sprovon në fizikun e tij apo në pasurinë e tij apo në fëmijën e tij, e më pas i jep durim ndaj asaj sprove derisa ta arrijë atë pozitë që i është paracaktuar tek Allahu”.

(Transmeton imam Ahmedi 5/273,Ebu  Daudi nr 3090, e ka saktësuar Albani në Silsileh Sahihah nr 2599).

Dhafir bin Hasen Al Xheb`an

Përktheu:Shuajb Rexha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit