Një fëmijë i moshës tre vjeç është gjetur i ngrirë pa jetë brenda në frigoriferin e shtëpisë.
Ngjarja tronditëse ka ndodhur në qytetin Kazan.
Fëmija jetonte me dajën dhe të ëmën. Ishte pikërisht nëna e tij që e gjeti trupin e pajetë të vogëlushit brenda në frigorifer, pasi u zgjua për ta kontrolluar në mes të natës.
Sipas hetuesisë, fëmija është futur në frigorifer për lojë dhe pasi ka mbyllur derën, ka vdekur i asfiksuar./albtime/kohaislame