2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Gjendet i vdekur me fyt të prerë shqiptari në Itali

Më të lexuarat

Një 17-vjeçar shqiptar, i njohur si Ismail Lulli, i shpallur i zhdukur që prej së djelës, është gjetur i vdekur në një zonë të San Marinos, në vendin e quajtur Selva Nera.
 
Sipas deklaratave të policisë lokale, adoleshentit i është prerë fyti. Trupin e gjeti pranë një kanali në një zonë disi shkëmbore një kalimtar i rastit që menjëherë njoftoi autoritetet përkatëse, të cilat pas hetimeve deklaruan se i riu ishte vrarë dhe më pas ishte tërhequr zvarrë e ishte hedhur në vendin e gjetur.
 
Nga sa mendohet, vrasja mund të jetë kryer për pasojë e ndonjë zënke për një vajzë, ose borxhet e papaguara nga shpërndarja e drogës.
 
Në trupin e të riut policia gjeti edhe shenja të ngjitësve adezivë, që tregojnë se kanë tentuar ta lidhin, si dhe shenja të tjera të prerash, por që pas autopsisë do të mësohet nëse janë shkaktuar nga thika, gjatë tërheqjes zvarrë të trupit apo gjatë rënies në terrenin shkëmbor.
 
Sipas policisë, për kryerjen e aktit duhet të kenë qenë më shumë se një person, duke pasur parasysh që i riu ishte i gjatë 1.80m. Pranë trupit gjithashtu janë gjetur edhe armët e krimit, sikurse edhe celulari i viktimës.
 
Pikërisht nga tabulatët e celularit karabinierët kanë rënë në gjurmë të dy të rinjve të tjerë shqiptarë të cilët po merren në pyetje.
 
Ata ishin miq të të riut. Nga Ismaili nuk dihej gjë që prej së dielës në mbrëmje, kur ai u kishte dërguar një mesazh familjarëve të tij, ku u thoshte se dëshironte të ndryshonte jetë./Tch
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit