Aaron Swartz, një aktivist i njohur në internet dhe programues kompjuteri që luftoi për ta vënë në dispozicion falas përmbajtjen e internetit, është gjetur i vdekur në atë që dyshohet të ketë qenë një vetëvrasje.
Zyrtarët thanë se policia e gjeti Swartz-in, 26 vjeçar, të vdekur në banesën e tij në Brooklyn të Nju Jork-ut, në atë që dukej si varje.
Swartz është dashur të paraqitej në gjyq në javët e ardhshme nën akuzat se ka vjedhur miliona artikuj akademikë dhe revista nga arkivi i Massachusetts Institute of Technology, në një përpjekje për t’i ofruar ato falas për publikun.
Si një adoleshent, Swartz ndihmoi të krijohet RSS-ja, ose Rich Site Summary, që hapi rrugën për ofrimin automatik të përmbajtjeve nga faqet e internetit, të cilat ndryshojnë vazhdimisht, si faqet e lajmeve apo bloget.
Ai gjithashtu bashkëthemeloi Reddit-in, uebfaqen për shpërndarjen e lajmeve.