1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

“Gjatë protestave në Iran janë vrarë të paktën 304 persona”

Më të lexuarat

Së paku 304 persona janë vrarë gjatë protestave në Iran, të cilat shpërthyen muajin e kaluar për shkak të vendimit të Qeverisë që të rrisë çmimet e karburantit, bëri të ditur sot Amnesty International (AI), transmeton AA.

Në mesin e të vdekurve janë edhe 12 të mitur.

Drejtori i studimit të Amnesty International për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, Philli Luther shprehu shqetësim për shkak të numrit të madh të të vdekurve. Ai konsideron se në vend që të vazhdojë shtypjen, autoritetet iraniane duhet të lirojnë menjëherë të arrestuarit.

“Forcat iraniane të sigurisë hapën zjarr ndaj protestuesve të paarmatosur të cilët nuk paraqesin rrezik, ndërsa shumica e vdekjeve janë shkaktuar me armë zjarri me të cilën janë shënjëstruar në kokë, zemër, qafë dhe organet tjera vitale”, thonë nga AI.

Gjatë protestave janë arrestuar 1.000 persona.

Irani i konsideron të pabesueshme të dhënat e organizatave ndërkombëtare mbi të vrarët në incidentet e fundit të protestave.

Situata ekonomike në Iran është rënduar pas sanksioneve amerikane, ndërsa banorët, pasi u paralajmërua shtrenjtimi i konsiderueshëm i karburantit, më 15 nëntor në shumë qytete dolën në rrugë. Gjatë protestave janë shkaktuar dëme të mëdha mbi shumë objekte.

Ndonëse nuk ka të dhëna zyrtare, agjencia e lajmeve Fars bëri të ditu se janë arrestuar mbi 1.000 protestues.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit