Pyetje:
Es-selamu alejkum!
Desha ta bëj një pyetje, kam probleme me urinë, kur jam duke u falur shpesh e prishi abdesin, kur kollitem më shkojnë dy-tri pika urinë dhe kjo më ndodh thuajse në çdo namaz.
Jam e shqetësuar se a më pranohet namazi apo jo. Unë jam e sëmurë dhe mjekët më kanë thënë të operohem dhe ta largoj mitrën për shkak të urinës. Nëse keni mundësi të më jepni një përgjigje.
Zoti ju shpërbleftë për punën që bëni!
***
Përgjigje:
Alejkum selam!
Nëse kjo është e shpeshtë dhe për shkak të sëmundjes, ashtu siç e keni cekur, faluni ngase jeni person i arsyetuar, por nuk ju lejohet të falni më shumë se një namaz me atë abdes por duhet të merrni abdes para çdo namazi. Kurse, ato pika që rrjedhin gjatë namazit nuk ta prishin namazin. Por, nëse keni mundësi, shkoni dhe kërkoni shërim.
Allahu ua lehtësoftë!
Bedri Robaj