-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Gjashtëmbëdhjetë vjet nga rënia e Agim Ramadanit

Më të lexuarat

Sot bëhen 16 vjet nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani. Ndërsa në kuadër të manifestimit tradicional ”Ditët e Shqipes”, mbahet një akademi, ku do të përkujtohen dëshmorët e Brigadës 138 “Agim Ramadani” dhe rënia e Heroit Agim Ramadani.

Më poshtë po ua sjellim një historik të shkurtër rreth Betejës së Koshares dhe rënies së heroit Agim Ramadani.
M’u shtershin sytë nëse pushoj; lirinë tënde me ëndërrue; mallkue qoftë gjaku im, nëse m’vrasin pa luftue”. Këto janë vargjet e poezisë “Liria”, që Agim Ramadani pat shkruar në ditët e tij të fundit, para se të vdiste.

Palët në këtë betejë kanë qenë të pabarabarta, por UÇK-ja ka pasur përparësi strategjike, pasi beteja është zhvilluar në kufirin me Shqipërinë. Pikërisht për këtë arsye, ajo njihet edhe si ngjarja që theu kufirin shqiptaro-shqiptar.

Pas një beteje të ashpër, UÇK-ja arriti të krijojë avantazhe dhe të dëbojë e të zmbrapsë ushtrinë jugosllave. Për 70 ditë radhazi në luftimet e përditshme, Brigada 131 “Agim Ramadani”, nga radhët e veta kishte humbur 140 luftëtarë.

Beteja ka thyer kufirin Kosovë-Shqipëri, gjë që sipas ish-luftëtarëve ishte një korridor i rëndësishëm për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Agim Ramadani ka qenë anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve, ndërsa poezia e piktura kanë qenë pasionet e tij gjatë shkollimit të lartë në Zagreb. Ai është pjesë e antologjive të ndryshme të letërsisë shqipe botuar pas vitit 2000.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit