1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gjashtë vjet burgim për rrahjen e 40 shqiptarëve gjatë luftës

Më të lexuarat

Ivan Radivojeviqi do të vuajë vetëm gjashtë vjet burgim për torturat që u kishte shkaktuar fqinjëve të tij shqiptarë në Fushë-Kosovë, në vitin 1999.

Gjykata e Apelit ia ka hequr atij dy vjet nga dënimi prej tetë vjetësh të shqiptuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, megjithatë ka vërtetuar se Radivojeviq ka kryer krime lufte kundër popullatës civile.

Kolegji prej dy gjyqtarësh të EULEX-it dhe një vendës ka refuzuar ankesën e ish-rezervistit të Policisë së Serbisë si të pabazuar duke vërtetuar tërësisht dënimin, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë mënyrë Apeli ka vërtetuar se ai kishte qenë pjesë aktive e forcave paraushtarake duke rrahur, torturuar, vrarë e dëbuar shqiptarët nga shtëpitë e tyre në Fushë-Kosovë.

Ivan Radivojeviq ishte shpallur fajtor më 12 shkurt të vitit 2014, për krime lufte ndaj popullsisë civile, të kryera në Fushë-Kosovë, gjatë vitit 1999. Për këtë vepër ai ishte dënuar me 8 vjet burgim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit