Gjashtë vendet i kanë bërë një apel Iranit që të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Gjirit Arab.Bahrejni, Kuvajti, Omani, Katari, Arabia Saudita dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, vende që janë anëtare të Këshillit të Bashkëpunimi të Gjirit arab (CCG), kanë rënë dakord sot për krijimin e një force ushtarake komando të përbashkët, njoftonte ”al Arabiya”.
Më pas gjashtë vendet i kanë bërë një apel Iranit që të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Gjirit Arab.
”Iran duhet të ndalë veprimet e tij ndërhyrëse në çështjet e brendshme të Gjirit Arab”, deklaruan burimet përfaqësuese të gjashtë monarkive arabe.
Po ashtu të gjashtë shtetet arabe kanë bërë apel edhe për ndaljen e masakrave dhe gjakderdhjes masive si pasojë e konfliktit të Siri.
“I duhet dhënë fund kësaj gjakderdhjeje dhe masakrave masive në Siri”, theksuan burimet.kohaislame