Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, e ka uruar presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, për fitoren e radhës në këtë pozitë.
Ndër tjera, Kelmendi ka thënë se Erdogani e ka merituar këtë fitore, duke shtuar se ka bërë shumë për shqiptarët dhe popujt e tjerë.
Kelmendi ka folur edhe në emër të shumë shqiptarëve, duke thënë se i janë gëzuar fitores së tij.
Postimi i plotë i Kelmendit:
I nderuari President i Turqisë Erdogan,
urime fitoren
I nderuari President i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, urime fitoren.
Fitorja e juaj është fitore e merituar.
Ju vërtetë keni bërë shumë për Turqinë, për popullin e Turqisë, për neve shqiptarëve dhe për shumë popuj të tjerë.
Unë sikur edhe shumë shqiptarë jemi të gëzuar me fitoren e juaj.
Urime juve dhe gjithë qytetarëve të Turqisë.
ZOTI iu ruajt.
ZOTI iu bekoftë.
ZOTI shëndet dhe suksese iu dhuroftë.
Me respekt,
Gëzim Kelmendi