0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Gëzim Kelmendi: Sqarim rreth votimit tim për “Marrëveshjen”

Më të lexuarat

Të nderuar vëllezër dhe motra Esselamu Alejkum,duke pasur parasysh faktin që ju gjithmonë më keni mbështetur dhe inkurajuar që të punoj drejt,ndjeva obligim moral që të sqarohem para juve rreth votimit tim.

Unë kam votuar”për” për këtë marrëveshje.Janë shumë arsye që më kanë bërë të votoj për këtë marrëveshje.
Unë e di se kjo marrëveshje nuk është edhe e tillë çfarë kishim dëshiruar që kjo të jet,por pyetja që gjithmonë më ka munduar ka qenë:a do të ishte më e dëmshme për vendin tim dhe qytetarët e vendit tim votimi apo mosvotimi i kësaj marrëveshje?
Mosvotimi i kësaj marrëveshje do të kishte pasoja shumë më të rënda për qytetarët e Mitrovicës në veçanti dhe Kosovës në përgjithësi,ngase do të legjitimoheshin dhe forcoheshin edhe më shumë struktrurat kriminale serbe në pjesën veriore të Mitrovicës,do të pamundësohej edhe më shumë mosqarkullimi i shqiptarëve atje,dhe më e keqja do të rrezikonim ta humbnim përgjithmonë atë pjesë të Mitrovicës.
Dhe nëse do ta humbnim ,a jemi në gjendje, a do të kishim mundësi ta mbrojmë?Padyshim se nuk do të kishim mundësi,ngase nuk kemi as potencial ushtarak ti përgjigjemi Serbisë,dhe më e keqja nuk do ta kishim as mbështetjen e ndërkombëtarëve në këtë çështje,ngase mosvotimi i kësaj marrëveshje do të na poziciononte në një pozitë jo të mirë përballë ndërkombëtarëve.
Mos të harrojmë, se mbështetësit kryesor të Kosovës dhe të kësaj marrëveshje janë SHBA,BE dhe Turqia.
Të enjten,në momentin e votimit unë Gëzim Kelmendi isha para dy sfidave:
1.Te votoj “kundër” dhe të bëhem deputeti më i popullarizuar ,ngase do të isha i vetmi nga koalicioni qeverisës që do të votoja kundër.
2.Të votoj “për” duke kontribuar për të ardhmen e qytetarëve të vendit tim.
Unë zgjodha të “dytën”,ngase prioritet për mua është e ardhmja e qytetarëve të vendit tim e jo popullariteti im.
Shumë prej jush,e në veçanti Hoxhallarët tanë të nderuar e dijnë ma mirë se unë një ngjarje historike”Marrëveshjen e Hudejbies”.
Kjo marrëveshje në shikim të parë dhe në përmbajtje nuk ishte e mire për Muslimanët,por zbatimi i kësaj marrëveshje solli deri te fitorja dhe çlirimi i Mekës.
Prandaj,edhe ne nëse jemi të bashkuar dhe syçelë nga zbatimi i kësaj marrëveshje do të përfitojmë dhe do të ngadhnjejmë ndaj çdo stuhie.

Me respekt,
Gëzim Kelmendi

/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit