0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Gërrhitja (dhe apnea e gjumit)

Më të lexuarat

Nxjerrja e një zëri të zhurmshëm dhe të bezdisshëm gjatë frymëmarrjes në gjumë quhet gërrhitje. Tek të rritur shihet më shpesh. Sidomos tek meshkujt e shëndosh. Nëse ndodh tek fëmija kjo me shumë mundësi vjen prej adenoideve.

Çfarë është apnea e gjumit?

Kjo gjendje shihet shpesh tek ata që gërrhasin. Është ndalimi i të marrit frymë gjatë gjumit për rreth 20-30 sekonda. Mund të ketë rreth 5-30 ndalesa të tilla në një orë tek këta persona. Në mbarim të kësaj ndalese personi fillon të marri frymë zhurmshëm pas një tronditjeje trupore. Megjithëse pas çdo ndalimi ai zgjohet këtë nuk e kupton.

Përse ndodh?

Mund të jetë një bllokim në rrugët e frymëmarrjes i cili shkakton këtë gjendje.
P.sh: mishi huaj në hundë apo devijimi i septumit të hundës, zmadhimi i bajameve apo adenoideve. Zmadhim të rrënjës së gjuhës apo pakësim të tkurrjes së muskujve të fytit.
Shihet shpesh tek ata persona që janë mbipeshë me qafë të shkurtër dhe të gjerë. Mundet që dhe disa ilaçe apo disa probleme anatomike të fytyrës të shkaktojnë të njëjtën gjë.

Çfarë dëmesh ka?

Nëse tek i sëmuri ka vetëm gërrhitje kjo shkakton problem sociale. Gjithashtu ul ndjeshëm cilësinë e gjumit duke e bërë ditën më të lodhshme. Gjithashtu pakësohet vëmendja gjatë ditës dhe kujtesa gjithashtu.Por nëse ka edhe apne të gjumit kjo mund të krijojë probleme serioze. Gjatë apnes sasia e oksigjenit pakësohet dhe ajoe dioksidit të karbonit rritet. Rrahjet e zemrës pakësohen dhe prishet ritmi i saj. Kjo shton mundësinë e një krize zemre dhe të blokimit të saj.

Vizita

I sëmuri është zakonisht një burrë i shkurtër, i shëndoshë dhe me qafë të gjerë. Bëhet një vizitë e plotë tek otojatri për hundën dhe gojën.

Diagnostikimi

Zakonisht bashkëshorti apo bashkëshortja tregojnë rreth gjumit. Krahas analizave tl njohura t përgjithshme ajo më e vyera është polisomnografia. Për këtë analizë i sëmuri shtrihet një natë në qendrën e gjumit në spital. Këtu vlerësohen apnet duke matur shumë parametra si vlerate gazrave në gjak, problemet me rrugët e frymëmarrjes,EKG-ja, EEG-ja etj.

Si kurohet?

Nuk është gjithmonë e lehtë për tu kuruar.
Disa nga gjërat që duhet të ketë parasysh i sëmuri janë:
Duhet të bjerë në pashë dhe të mos marrë asnjë ilaç gjumi apo qetësues 3 orë para gjumit. Të mos pijë alkol apo të mos hajë rëndë para gjumit. Të flejë me jastëk të lartë dhe jo mbi shpinë. Si dhe të mos flejë shumë i lodhur.
Kurse për sa i përket detyrës së mjekut në këto raste : Të kontrollojë me vëmendje hundën dhe gojën e të sëmurit dhe nëse gjenden problem bllokimi apo anatomike ti kurojë ato. Shumica e këtyre rasteve duan operacion. Nëse operacioni nuk I bën dobi atëherë ka një mjet mjaft të dobishëm që quhet CACP. Ideja e tij është dhëija oksigjen me presion me anë të një maske. Por mund të lindin probleme nga bezdisja e të fjeturit me maskë dhe zhurmës që krijon aparati. Plus që është dhe i shtrenjtë por është i dobishëm. Megjithatë konsultohuni me mjekun tuaj dhe ndiqini këshillat e tij.

Dr.Nurian Ohri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit