0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Gërmonin për ar në xhaminë e Shtipit, 4 të arrestuar

Më të lexuarat

Katër persona, dy maqedonas dhe dy serbë, të cilët po kryenin gërmime pa leje në xhaminë Husamettin Pasha në Shtip të Maqedonisë, në orën 02.00 të natës, më 19 prill, u arrestuan në flagrancë.
 
Zëdhënësja për shtyp e Drejtorisë së Policisë së Shtipit, Gordana Panajotova në një deklaratë për AA ka pohuar se gjykata për 49 vjeçarin Z.K dhe 41 vjeçarin A.M nga Kumanova, dhe për dy qytetarët nga Serbia, 32 vjeçarin I.K dhe 31 vjeçarin D.S, ka dhënë masën e ndalimit me afat 30 ditë.
 
Panajotova e cila thekson se 4 personat në fjalë janë kapur më 19 prill në flagrancë duke kryer gërmime të paligjshme në xhami dhe për të siguruar përfitime materiale në interes të tyre, ka shtuar më tej se brenda veprës e cila është në statusin e trashëgimisë kulturore janë kryer dy gërmime.
 
Ndërsa Adnan Şerifoğlu i cili punon si kryeusta në Bashkësinë Islame të Maqedonisë dhe i cili banon në afërsi të xhamisë në një deklaratë theksoi se personat e dyshuar janë mbikëqyrur që prej 20 ditësh pas veprimeve të dyshimta të tyre.
 
Şerifoğlu i cili ka lajmëruar policinë u shpreh se “të shtunën në mbrëmje rreth orës 2:00 të natës mësuam se po kryheshin kërkime për ar. Lajmëruam policinë të cilët erdhën menjëherë dhe pasi kanë hyrë brenda arritën të ndalonin personat në fjalë”.
 
Ai gjithashtu u shpreh se edhe 2 vite më pare janë kryer gërmime për të kërkuar ar në xhami, por si pasojë e lajmërimit të policisë personat kanë arritur të largohen.
 
Ndërsa myftiu i Shtipit, Isa Ismaili për AA tha se xhamia i është kthyer si pronë Myftinisë dhe se në rast se dalin lejet e nevojshme xhamia do të mund të restaurohet me mbështetjet financiare të siguruara nga Turqia.
 
Ai ka shtuar më tej se në vitet 2012-2013 në xhaminë Husamettin Pasha falej namazi i xhumasë, dhe se me disa restaurime të vogla ndaj xhamisë e cila është kthyer në rrënojë dëshirojnë që rifalet përsëri namazi i xhumasë.
 
Mësohet se mjetet që janë përdorur për kryerjen e gërmimeve në pjesën e brendshme të xhamisë janë në ruajtje dhe se autoritetet e policisë janë duke hetuar nëse ka pasur përfitime nga gërmimet e mëparshme.
 
Xhamia e cila u ndërtua në shekullin e XV-të nga Husamettin Pasha sot pret që të restaurohet. Xhamia e cila tashmë i është kthyer në pronësinë e Bashkësisë Islame për shkak se deri tani ka pasur probleme të pronësisë, nuk ka qenë e mundur restaurimi i saj për arsye të mos nxjerrjes së lejeve.
 
Ortodoksët akoma për shkak të ditës Shën Ilia më 2 gusht duke u mbledhur në tempullin që ata e quajnë “Shën Ilija” ndezin qirinj dhe e përdorin si vend të vizitave.
 
Ndërsa myslimanët të cilët mes viteve 2012 dhe 2013 këtu falnin namazin e xhumasë (falja e së premtes), për shkak të kushteve të këqija të ndërtesës e panë të arsyeshme të ndërpresin faljen e namazit deri në restaurimin e saj.
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit