Ai i cili u shkarkua nga qdo funksion i Aleancës Kosova e Re, thekson se faji i shkarkimit të tij është shantazhi i ministres Mimoza Kusari Lila, që i ka bërë Zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli.
“Nga burime shumë të sigurta, kam kuptuar se Mimoza Kusari-Lila, ka shkuar te Lideri i AKR-së, Behgjet pacolli dhe e ka shantazhuar duke ja kërkuar largimin tim. Ajo i ka thënë Pacollit ‘Ose unë, ose Gërbeshi në parti’ dhe prandaj ky nuk është vendim i drejtpërdrejt i z.Pacollit”, ka thënë Gërbeshi në Interaktiv.
Gërbeshi po ashtu ka thënë se Mimoza Kusari – Lila, është e implikuar në këtë aferë.
“Kom pas biseda më njerëzit që janë në Sharrcem, dhe jam i njoftuar që ministrja ka pasur biseda dhe takime me udhëheqësit e Sharrcem-it, para se të merrej vendimi. Pastaj ata i kanë bërë me dije se do të vendoset kjo masë, dhe në Lipjan në Sharrcem, pikërisht në këtë kohë ka pasur një grumbullim të madh të çimentos, dhe se krejt kjo ka ndodhur si pasojë që është njoftuar paraprakisht.
Vetë krijimi i monopolit është korrupsion, ka thënë Gërbeshi. Ai ka deklaruar se për vetëm një muaj apo dy, nga gjepat e konsumatorëve janë marrë rreth 4 milion eurove.
“Një pako e çimentos ka qenë 4.60 cent. Pas marrjes së këtij vendimi pakoja e çimentos ka shkuar deri në 6 euro. Nëse ka shitje deri në 4 milion euro, atëherë del se nga një vendim i tillë i MTI-së Sharrcemi ka fituar 4 milion”, ka thënë Gërbeshi.kohaislame