1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gërbeshi: Koalicioni qeverisës sot për nesër!

Më të lexuarat

Nuk është i kënaqur më punën që po bënë Qeveria e Kosovës. Thotë se partia e Hashim Thaçit e ka anashkaluar komplet programin e Aleancës Kosova e Re. Kritika ka edhe për ministrat e AKR, parti nga e cila vjen edhe ai vet.

Në një intervistë për “Tribuna Shqiptare”, deputeti i AKR-së, Emin Gërbeshi ka kritikuar ashpër ministren Mimoza Kusari-Lila për vendimin për t’i vënë taksë të lartë doganore çimentos nga Shqipëria.

Nëse ministrja nuk e tërheqë vendimin, ai ka thënë se nuk do të lënë gurë pa lëvizur derisa Kusari-Lila të shkarkohet.

“Ne do bëjmë presion nëpërmjet nënshkrimeve të deputetëve, ngritjen e mocioneve, do të kërkojmë interpelancë dhe një mosbesim në fund të fundit, ndaj saj dhe nëse kryeministri nuk e tërheqë, atëherë do të kërkojmë mocion votëbesimi edhe ndaj Qeverisë”, ka thënë Gërbeshi. /Telegrafi/kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit