Ju ndodh shpesh t’i zmadhoni gjerat, për t’i bërë historitë më interesante? I justifikoni vonesat, me një gënjeshtër çdo ditë më absurde?Këto reagime jo vetëm sjellin probleme morale apo psikologjike, më keq se kaq – shkaktojnë edhe dëme në shëndet.
Një studim shkencor i Universitetit “Notre Dame” të Indianas, paraqiti studimin e fundit, konkluzion i vëzhgimit të 110 personave nga 18 në 71 vjeç.
Thuajse 50 % e vullnetarëve u detyruan të thonë të vërtetën për një periudhë prej 10 javësh, ndërsa në pjesën tjetër do të vendosnin si të silleshin vetë.
Anita Kelli, pedagoge e psikologjise dhe autorja e studimit – shpjegoi se sa herë shtoheshin gënjeshtrat, shëndeti pësonte rënie.
Të thuash gënjeshtra është diçka e mundimshme, jo vetëm në nivel psikologjik por edhe për fizikun. Kush kërkon të devijojë nga realiteti e vë në lëvizje trurin, duke e ngarkuar me një punë shtesë, për ta shpikur por edhe ruajtur gënjeshtrën.
Kjo përkthehet në stres dhe ulje të aftësive reaguese të sistemit imunitar; duke e bërë më të prekshëm nga probleme si: dhimbje koke, dhimbje fyti, duke shtuar edhe rrezikun e rënies ne depresion. Ndaj keshilla më e mirë për të gjithë është “të thuash të vërtetën, asgjë më shumë se ajo”.
(tch)/kohaislame