1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

GËNJESHTAR PESË YJESH

Më të lexuarat

Kanali televiziv IKRATV

Titulli i emisionit: GËNJESHTAR PESË YJESH

I ftuar: Doktor. Musa Muhamed El-Xhuvejsir

Studiues në fushën e psikologjisë, eskpert në artin e suksesit dhe i liçensuar nga instituti amerikan për gjurmët (shenjat) natyrale dhe personale.

Prof. Xhasim El-mutava:”Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ju! Ja tek jemi sërish në emisionin tonë të përjavshëm, për të cilin kemi zgjedhur moton “Derisa lumturia të jetë tradita jonë”.
Temën e sotme e kemi titulluar “Rrenacak pesë yjesh”, temë e cila në pamje të parë duket si qesharake. Kjo, edhe pse gënjeshtra është gënjeshtër dhe nuk ka gënjeshtar pesë yjesh apo qoftë dhe me një yll.
Unë me vete kam një studim i cili tregon mbi rëndësinë e kësaj teme. Sipas këtij studimi, 40 % e gënjeshtarëve dhe rrenacakëve preferojnë pagjumësinë deri në orët e vona të natës, 82 % prej tyre shoqërohen me miq dhe shokë të këqinj, 84 % prej tyre kopjojnë në provime, 85 % prej tyre shajnë dhe ofendojnë, 87 % prej tyre ngacmojnë femrat në telefon, 88 % ngacmojnë dhe u bien në qafë femrave në ambjente publike. Këto të dhëna, tregojnë lidhjet mes gënjeshtrës dhe devijimeve në sjellje.
I ftuari ynë në këtë emision, është doktori Musa Muhamed El-Xhuvejsir. Ne i urojmë mirëseardhjen dhe fillimisht e pyesim mbi mendimin e tij mbi temën e sotme.”

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir:”Titulli i temës është tregues i rëndësisë së saj, edhe pse gënjeshtra është gënjeshtër, siç e thatë dhe ju.”

Cilësitë e natyrshme të një fëmijë të mbarë

Prof. Xhasim El-mutava:”Duke qenë se jeni ekspert në artin dhe psikologjinë e suksesit dhe njëkohësisht studiues i psikologjisë humane, ne shohim që burri gënjen gruan dhe gruaja burrin. Nëse ne do të ktheheshin në fëmijërinë e burrit dhe të gruas dhe të pyesim: Përse vallë gënjen një fëmijë dhe cilat janë cilësitë e një fëmije të mirë dhe të mbarë?”

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir:”Së pari, sjelljet e mbara dhe të natyrshme të një njeriu e kanë zanafillën që në fëmijërinë e tij. Një fëmijë normal, përsa i përket marrjes së informacionit, ndahet në dy lloje:
a) Fëmijë që e merr informacionin me ndjesi. Një fëmijë i tillë preferon gjërat
materiale. Nëse luan me një lodër, ai luan sipas mënyrës me të cilën është dizenjuar. Ai i parapëlqen gjërat ashtu siç janë dhe nuk e pranon fantazinë dhe imagjinatën. Nëse i jep një libër, ai e lexon avash.
b) Fëmijë që e merr informacionin me anë të intuitës të zhvilluar. Një fëmijë i tillë e
ka tejet të zhvilluar imagjinatën dhe fantazinë. Nëse luan me një lodër, ai bisedon dhe dialogon me të. Pendën mund t’a konsiderojë – gjatë lojës – si avion apo raketë. Ai mund të krijojë një ndodhi nga a-ja deri tek z-ja, edhe pse kjo ndodhi nuk ka asgjë të vërtetë realisht. Ai lexon shumë shpejt por nuk i mëson përmendësh.
Edhe pse të dy llojet e fëmijëve konsiderohen normalë, tek lloji i dytë hasim disa probleme, të cilat nuk i hasim tek fëmija i parë. Problemi konsiston në aftësitë e tij në krijimin e një historie dhe ndodhie nga a-ja tek z-ja.

Fëmija që fantazon dhe fëmija që gënjen.

Prof. Xhasim El-mutava:”Si mund t’a dallojmë fantazinë dhe gënjeshtrën tek një fëmijë? Nëse vjen djali im i vogël dhe më rrëfen një ndodhi, si mund t’i dalloj shtesat që janë pjellë e fantazisë së tij nga gënjeshtrat?”

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir:”Nuk gjendet ndonjë instrument me të cilin mund t’a dallojmë këtë, pasi bëhet fjalë për një fëmijë dhe fëmija ndryshon nga një fazë dhe etapë në tjetrën. Në origjinë fëmija është i sinqertë dhe flet të drejtën, por ai ndikohet dhe ndryshon në varësi të ambjentit. Nëse ai rritet në një ambjent dhe klimë të mbarë dhe të moralshme, sinqeriteti dhe e mira do të vazhdojë dhe në etapat e tjera, në të kundërtën ai fillon të ambientohet me kushtet dhe rrethanat që e rrethojnë. Gjatë gjithë kohës fëmija akumulon dhe mbledh informacion dhe përvoja të reja. Kur im bir flet dhe bisedon me mua, unë nga ana ime duhet t’a njoh natyrën e tij, ndjesor apo me intuitë të zhvilluar. Nëse ai është nga lloji i parë (ndjesor) dhe fillon të krijojë histori dhe ndodhi të paqena, këtu unë e zbuloj se ai po gënjen. Nëse bën pjesë tek grupi i dytë, atëherë e kuptojmë që është nga fantazia e tij.
Megjithatë, dua të theksoj se diçka e tillë nuk duhet të merret si e mirëqenë. Unë si prind duhet të debatoj dhe diskutoj me fëminë tim mbi ndodhinë që ai rrëfen, me qëllim që t’a zbuloj nëse ai pasqyron një të vërtetë apo flet mbi fantazinë e tij.”

Përse bashkëshortët gënjejnë njëri-tjetrin?!

Prof. Xhasim El-mutava:”Tashmë fëmijët për të cilët folëm janë rritur dhe martuar. Atëherë cili është shkaku që e shtyn burrin të gënjejë gruan dhe anasjelltas?”

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir:”Dua t’a theksoj dhe njëherë që natyra e pastër me të cilën e krijoi dhe pajisi Zoti fëmijën, është sinqeriteti. Gjithashtu, thamë se një fëmijë normal mund të jetë ose ndjesor ose me intuitë dhe fantazi të theksuar. Këto cilësi zhvillohen me rritjen e fëmijës. Më vonë vjen roli i ambjentit, prindërve, familjes, shokëve dhe shoqërisë. Të gjithë këto faktorë lënë gjurmët e tyre në psikologjinë e fëmijës. Ai rritet, zhvillohet dhe formohet nën trysninë e këtyre faktorëve duke formuar personalitetin e tij.
Për këtë, kur drejtojmë pyetjen “Përse e gënjen burri gruan dhe ansjelltas” ne nuk flasim rreth natyrës së pastër të fëmijës dhe as për faktorët rrethues, por për themelin e sjelljes (shkakun përse sillet në atë mënyrë).
Përgjigja e kësaj pyetjeje konsiston në faktin që sjelljet e njerëzve varen nga dy burime kryesore: Ose përfitimin e një interesi ose shmangien e një dëmi. Kur ushqehem, këtë e bëj me qëllim që të ngopem (ky është interes) dhe njëkohësisht që të largoj urinë (kjo është shmangie e një dëmi).
E njëjta gjë ndodh kur burri gënjen gruan ose anasjelltas. Ai e bën ose për të përfituar ose për të mos u dëmtuar.
Nëse një njeri ndjek një rrugë të tillë, ai padyshim që ndodhet në telash dhe për të shpëtuar, ai nuk ka alternativë tjetër përveç gënjeshtrës. Madje ai e ka të vështirë që edhe të mendojë mbi një zgjedhje tjetër, pasi në këtë formë është edukuar nga shoqëria ku jeton.”

A është e mundur që një i moshuar të fantazojë?

Prof. Xhasim El-mutava:”Sipas mendimit tuaj, a e ka të mundur një pesëdhjetë e pesë vjeçar që të fantazojë? Nëse një i moshuar po i rrëfen gruas së tij një ndodhi të ndodhur, a është e mundur që ai të shtojë pjesë nga fantazia e tij?

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir:”Kjo është diçka që mund të ndodhë, pasi siç e cekëm dhe më lart, disa njerëz posedojnë dhunti dhe aftësi të shumta. Nëse dikush është shquar për fantazi dhe e ka ushqyer diçka të tillë, ajo do vazhdojë t’a ndjekë gjatë gjithë jetës.

Përse burri nuk tregohet i sinqertë me gruan?
Një teleshikues nga Arabia Saudite: Përse shumë njerëz e kanë të vështirë ballafaqimin me problemet dhe situatat?

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir:”Mendoj se shkaqet janë të shumta, ku shkaku më i rëndësishëm është frika. Por a është e mundur që t’a konsiderojmë gënjeshtrën një nga format më të përhapura për t’iu shmangur realitetit me të gjithë elementët e tij socialë, kulturorë dhe familjarë, sidomos në familjen arabe?
Shpesh herë njeriu gënjen me qëllim që t’u ngjasojë shokëve të tij. Disa të tjerë gënjejnë me qëllim që të paraqiten dhe prezantohen sa më mirë. Shumë familje i gënjejnë familjet e tjera për të njëjtin shkak. Dhe kjo bën që gënjeshtra të përhapet dhe mes dy bashkëshortëve. Për shembull, burri e gënjen gruan mbi marrëdhëniet intime që ka me një grua tjetër. Në këtë rast, ai mendon se po të tregohej i sinqertë dhe t’i hapej gruas, kjo do ia thyente asaj zemrën dhe mund të shkatërronte dhe jetën e tyre bashkëshortore. Natyrisht, një gënjeshtër e tillë nuk mund të krahasohet me gënjeshtrën e cila ka pasoja të rënda tek njerëzit e tjerë.”

Prof. Xhasim El-mutava:”Kjo që përmendët ju është me të vërtetë me vlerë. Ndonjëherë, bashkëshorti nuk tregohet i çiltër me gruan e tij, ngaqë u frikësohet pasojave. Ai e shikon gënjeshtrën si mënyrën më të mirë për të shpëtuar. Përse vallë frikësohet bashkëshorti dhe nga se druhet?”

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir:”Dy janë shkaqet që bëjnë që bashkëshorti të mos tregohet i çiltër:
Së pari: Formimi i personit. Në çështjen e vendim marrjes ose fajësimit të tjerë, njerëzit ndahen në dy kategori:
Në kategorinë e parë hyjnë ata njerëz që janë emocionalë dhe të ndjeshëm. Nëse një njeri i tillë dëshiron të marrë një vendim të caktuar, ai i vlerëson ndjenjat e personave që mund të preken. Ai i bën llogaritë mirë, para se të japë informacionin, me qëllim që ky informacion të mos fyejë dhe prekë ndjenjat e të tjerëve. Një person i tillë është norma dhe kur e jep informacionin, e jep në atë formë që të mos fyejë dhe vërë në siklet kënd. Diçka e tillë, edhe pse në pamje të parë duket si gënjeshtër, ajo nuk bazohet në gënjeshtër. Këtu hyn dhe shembulli që solli doktori Abdullah Bahshun përsa i përket martesës së fshehtë me një grua të dytë.
Në kategorinë e dytë hyjnë ata njerëz të cilët i mendojnë dhe i thonë gjërat ashtu siç janë dhe me çiltërsi, pa pyetur për personin që ndodhet para tij.
Të dy këto kategori njerëzish, konsiderohen si normalë, por secili ka strategjinë dhe mënyrën e vet.”
Së dyti: Përvoja e tij. Një njeri i tillë është pa përvojën, arsimin dhe praktikën e duhur. Si mund të reagojë ndryshe një njeri i tillë në raste të tilla?”

Këshilla për të mos gënjyer.

Prof. Xhasim El-mutava:”Një njeri që është mësuar me gënjeshtra thotë se që gruaja t’a besojë gënjeshtrën e parë, duhet t’a gënjesh për së dyti dhe kështu me radhë. Pyetja që lind është:”Si mund t’a dallojmë gënjeshtrën që ndodh rallë nga ajo që ndodh përherë? Disa njerëz thonë se vetëm një ose dy herë e kanë gënjyer gruan gjatë gjithë jetës. Ndërkohë që të tjerë pohojnë se e gënjejnë çdo ditë.”

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir:”Pikësëpari, duhet të pranojmë se gënjeshtra nuk është një fjalë që thuhet, por ajo është ves dhe mënyrë e të sjellurit. Gënjeshtra nuk shtrihet vetëm në kufinjtë e gjuhës dhe të gojës, por ajo shtrihet dhe në sjellje dhe vepra.
Së dyti, ne nuk duhet t’a harrojmë intuitën dhe ndjenjat me të cilat na ka pajisur Zoti i madhëruar. Unë e ndjej atë që thotë të vërtetën, pasi natyra e pastër me të cilën e pajisi Zoti njeriun, është çiltërisia dhe thënia e të vërtetës siç është.
Së treti, duhet të dimë që gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Nëse gënjeshtra zbulohet, padyshim që marrëdhëniet bashkëshortore do të lëkunden. Kjo, pasi këto marrëdhënie janë ndërtuar në bazë të besimit reciprok.
Së katërti, i them atij që thotë:”Gënjej nga pak!” Cilën gënjeshtër ke si qëllim me këtë fjalë? Atë me të cilën kërkon të mos prekësh ndjenjat e të tjerëve dhe të mos is vësh në siklet, apo gënjeshtrën e cila fsheh të vërtetën?
Së pesti: Ndonjëherë e themi të vërtetën, por jo të plotë siç është. Për shembull, nëse unë dhe gruaja ime hyjmë në një restorant dhe nuk na pëlqen asgjë, them:”Ikim se nuk më pëlqen!” Në këtë rast, unë nuk thashë se çfarë nuk më pëlqeu, dekori, ushqimi, shërbimi etj… Megjithatë, kjo nuk konsiderohet si gënjeshtër.”

Feja dhe gënjeshtra mes bashkëshortëve.

Prof. Xhasim El-mutava:”Disa njerëz, e justifikojnë gënjeshtrën me një hadith të Profetit a.s i cili e ka lejuar gënjeshtrën në tre raste: Në pajtimin mes njerëzve, në çështje lufte dhe mes bashkëshortëve. Këta njerëz, e marrin këtë hadith si pretekst për të gënjyer dhe gënjejnë sa herë t’ju jepet rasti. Veç kësaj, cili është mendimi juaj rreth dikujt që i thotë gruas:”Ti je gruaja më e bukur në botë!”

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir:”Ky është një keqkuptim dhe shtrembërim i hadithi të Profetit a.s. marrëdhëniet bashkëshortore janë të ndërtuara në bazë të çiltërsisë dhe sinqeritetit. Thëniet e Profetit a.s nuk duhet t’i komentojmë sipas qejfit dhe interesave tona. Thëniet profetike duhet të komentohen ashtu siç ka urdhëruar Zoti dhe i dërguari i Tij dhe nga dijetarë kompetentë. Janë këta të fundit ata që caktojnë kriteret e një gënjeshtre, kur mund të ndodhë dhe cilët janë limitet e saj.
Përsa i përket pjesës së fundit të pyetjes, duhet të theksoj se bukuria është diçka relative. Diçka që ty të duket e bukur, nuk i duket dikujt tjetër e tillë. Unë mund t’i them gruas:”Ti je e bukur.” Por nuk mund t’i them që je më e bukur se filanja, ose që je gruaja më e bukur në botë.
Veç kësaj, gënjeshtër zakonisht konsiderohet ajo që ka efekte negative, në të kundërt ndryshon puna. Në Sheriatin islam, shumë gjëra konsiderohen të dëmshme dhe duhet t’i mënjanojmë, p.sh prerja e gishtave të dorës. Por nëse gishtat preken nga gangrena, mua më duhet t’i pres dhe askush nuk mund të më thotë se është e dëmshme.
Prandaj, edhe gënjeshtra ndonjëherë mund të japë rezultate pozitive. E ngjashme me këtë, është dhe ndodhia kur një burrë vajti tek Umer ibnul Hattabi dhe kërkoi që t’a divorcojë nga e shoqja. Kur Umeri e pyeti mbi shkakun, ai i tha:”Sepse ajo nuk më don.”
Umeri e thirri veças të shoqen e këti burri dhe e pyeti:”A e don burrin tënd?”
Ajo i tha:”Jo. Nuk e dua.”
Umeri i tha:”Përse nuk i the që e don?”
Ajo e pyeti:”A të gënjej?!”
Umeri i tha:”Po. Jo të gjithë familjet ndërtohen në bazë të dashurisë reciproke.”
Trajtimi i gënjeshtrës tek njëri nga bashkëshortër.

Një teleshikuese nga Siria:”Ndodh që kur gruaja e konsideron të shoqin model dhe shembull për sinqeritet dhe çiltërsi, befasohet dhe mbetet e zhgënjyer nga gënjeshtrat që zbulon më vonë. Si mund të vazhdojë t’i besojë ajo një burri të tillë? A nuk shkakton diçka e tillë rrënimin e marrëdhënieve bashkëshortore? A nuk përbën një goditje të rëndë për gruan diçka e tillë? Kurse pyetjen e fundit e kam për fëmijën: Si e fiton gënjeshtrën një fëmijë?”

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir:”Dua t’a përsëris dhe theksoj sërish se gënjeshtra është një ves që fitohet dhe se marrëdhëniet bashkëshortore duhet të jenë të ndërtuara në bazë të besimit reciprok dhe çiltërsisë. Sidomos në marrëdhëniet bashkëshortore, nuk kemi përse të hamendësojmë dhe supozojmë mbi palën tjetër. Kur të bindemi që pala tjetër gënjen, atëherë duhet të kemi parasysh tre pika të rëndësishme:

1 – Qetësinë dhe gjakftohtësinë. Dhe këtë dua ta përsëris, qetësinë, qetësinë.
2 – Urtësinë, urtësinë, urtësinë.
3 – Para se të nxitojmë dhe të marrim çfarëdo lloj vendimi, duhet të përpiqemi t’a kuptojmë shkakun përse ndodhi diçka e tillë. Marrëdhëniet bashkëshortore, janë shumë herë më të rëndësishme, se çfarëdo lloj vendimi të nxituar do të marrim në kësi rastesh.
Unë mund t’i them gruas që po shkoj tek shoku im filani. Ajo merr në numrin e shtëpisë dhe nuk më gjen tek ai. A është e llogjikshme që me t’u takuar me gruan të më thotë:”Ti më gënjeve! Ti nuk ishe tek filani dhe kjo nuk është hera e parë që më gënjen!!!”
Gjëja më e mirë që mund të bëjë gruaja në të tilla raste, është të informohet mbi shkakun e vërtetë që burri i saj nuk ka vajtur tek miku i tij. Shumë mirë atij mund t’i jetë prishur makina ose të jetë bllokuar në trafik si pasojë e një aksidenti. Ne jemi dëshmitarë që shumë probleme dhe konflikte ndodhin për shkak të rrëmbimit dhe nxitimit.”

Si e fiton fëmija gënjeshtrën?

Prof. Xhasim El-mutava:”Pyetja e dytë e teleshikueses kishte të bëjë me gënjeshtrën tek fëmijët. A është gënjeshtra në karakter apo është diçka e fituar? Nëse është e fituar, si merret dhe fitohet?’

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir:”Ne edhe më lart e cekëm që fëmija lind me natyrë të pastër dhe të sinqertë. Atëherë nga e fiton ai gënjeshtrën?
a) Mund të jetë nga përvoja, ku sa herë gënjen e arrin atë që dëshironte.
b) Babai dhe nëna. Duke i parë të gënjejnë gjithmonë, edhe i imiton.
c) Ambjenti që e rrethon, familja, shokët, lagja…
d) Gënjeu për herë të parë dhe askush nga prindërit nuk e qortoi.

Gënjeshtra tek perëndimorët.

Një teleshikues nga Algjeria:”Ne shohim që në perëndim kanë një ditë të caktuar ku gënjejnë, një prillin. A ndodh kjo për shkak se ata nuk gënjejnë gjatë gjithë vitit?!”

Prof. Xhasim El-mutava:”Nuk ekziston gënjeshtër arabe, europiane, e bardhë apo e zezë. Gënjeshtra është gënjeshtër, kudo qoftë dhe nga kushdo qoftë. Të mendosh dhe të besosh se në perëndim nuk gënjejnë është në pretendim i kotë. Për t’a vërtetuar këtë, mjafton të vizitosh spitalet dhe klinikat e psikoterapisë. Gënjeshtra është një ves dhe nuk ka të bëjë me arabë apo jo arabë.”

Martesa me një grua tjetër!

Një teleshikuese nga Kuvajti:”Unë dyshoj në sinqeritetin e ndjenjave të bashkëshortit tim. Ai më akuzon se jam shumë e ndjeshme, delikate dhe skeptike. Dyshimet e mia u shtuan më shumë kur ai shprehu dëshirën për t’u martuar me një tjetër. Kjo, edhe pse gjithmonë më merr me të mirë dhe më thotë fjalë të bukura. Unë jam në një situatë që nuk di si t’a shpjegoj! Mos ndoshta më gënjen? Mos diçka e tillë është njëfarë shmangieje? Apo është thjesht për të më prekur emocionalisht?”

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir:”Duhet t’a dimë që kur një burrë kërkon të martohet me një të dytë, ai jep disa sinjale dhe mesazhe. Kjo tregon që lidhjet mes teje dhe burrit tënd kanë pësuar një defekt. Një njeri normal, ndjen që personi më i rëndësishëm në jetën e tij është gruaja. Në një rast të tillë, ai nuk i hap sytë dhe as nuk mendon për dikë tjetër veç saj. Nëse i shërbem me diçka, ai gëzohet nëse gruaja e tij e vlerëson, i tregon që ndihet e lumtur dhe e gëzuar dhe e falenderon. Në të kundërt, marrëdhëniet fillojnë të ftohen, derisa burri fillon të mendojë për një grua të dytë. Me këtë, ai sikur i thotë:”Nuk e gjeta tek ti atë që shpresoja të gjej.”

Ku është çiltërsia e burrit?

Prof. Xhasim El-mutava:”Në një rast të tillë, përse burri nuk tregohet i çiltër me të shoqen? Përse e ngacmon emocionalisht kur i thotë se dua të martohem me një tjetër? Përse nuk i thotë sinqersisht dhe çiltërsisht se i ka humbur lidhjet e dikurshme?”

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir:”Ajo që thua ti është është e saktë dhe e drejtë. Por sa prej nesh e njohin një mënyrë të tillë të çiltër? Sa prej nesh e zbatojnë atë? Unë kam frikë se të rinjtë tanë janë ndikuar nga disa mendësi të vjetra, të cilat kanë shkaktuar komplekse në natyrën dhe karakterin e tyre.”

Dy këshilla të arta drejtuar gruas:
Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir:”Dua t’i kthehem çështjes së ftohjes mes burrit dhe gruas, ku kjo e fundit duhet të veprojë dy gjëra:
a) Nëse burri të jep diçka ose të bën një shërbim, i thuaj:”Të falenderoj për këtë dhe
ndihem e lumtur që je bashkëshorti im.”
b) Nëse ai gabon ndonjëherë, i thuaj:”Nuk prish punë. Ky nuk është gabimi dhe faji
yt. Zoti t’i shtoftë të mirat!”
Nëse ti o bashkëshorte do i praktikosh këto dy këshilla të thjeshta, jam i bindur se 50 % e problemeve, do të zgjidhen.”

Dy këshilla të arta drejtuar burrave:
Prof. Xhasim El-mutava:”Po për burrat, a ke ndonjë këshillë të artë?”

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir:”Burrave dua t’ju them fjalëkalimin e lidhjeve të suksesshme me gratë e tyre: Bashkëshortja jote të dëshiron gjithmonë me vete. Nëse të thotë diçka, nuk është e rëndësishme t’a kuptosh, por është e rëndësishme që të ndash me të ndjenjat dhe emocionet, t’a përkëdhelësh, t’a përqafosh, t’i pranosh ndjenjat e saj dhe t’ia shkarkosh atë ngarkesë emocionesh.
Veç kësaj, ti duhet t’a bësh t’a ndjejë që ajo është gruaja më e mirë për ty në këtë botë. Kjo, pasi ti dhe jo fëmijët dhe shtëpia, je vetë jeta e saj. Sepse ti je shëmbëlltyra e saj.”

Pse gënjen bashkëshorti?
Një teleshikuese nga Algjeria:”Për disa kohë kam qenë gruaja më e lumtur në botë. Kjo vazhdoi derisa zbulova se burri im kishte lidhje me një vajzë. Nga kjo ngjarje e humba plotësisht besimin tek burri dhe nuk e besoj për asgjë, sidomos pasi mu betua rrejshëm një herë. çfarë duhet të bëj”

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir:”Ju keni të drejtë në këtë rast dhe fajtori është burri juaj. Ai shkaktoi një të çarë të thellë në marrëdhëniet tuaja bashkëshortore. Gjithmonë gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, sido që të përpiqesh t’a fshehësh.
Në raste të tilla, unë zakonisht u kërkoj bashkëshorteve të jenë të qeta, të mos nervozohen dhe të përpiqen për një diskutim dhe dialog konstruktiv. Kjo është mënyra efektive në të tilla raste. Kurrë mos prano që këtë çështje t’a ruash në zemër, por ulu me burrin dhe diskutoni me qetësi dhe me qëllim të mirë. Me këtë, ti duhet të kesh si synim pastrimin e zemrave dhe jo të bëhesh kritike dhe acarrimin e situatës. Unë dua të të pyes ty si bashkëshorte:”Përse të gënjeu bashkëshorti që në fillim?”
Nëse do të mund t’i përgjigjesh kësaj pyetje, ne do të mund të arrinim në një zgjidhje të shpejtë të problemit. Në të kundërt, ky problem do të përsëritet edhe herë të tjera.”

Sinqeriteti dhe çiltërsia konsiderohen si vetëshkatërrim.

Një teleshikuese nga Kuvajti:”Shumë nga problemet familjare e kanë zanafillën tek gënjeshtra. Gruaja mund të gënjejë për t’u vetëmbrojtur, po kështu burri mund të gënjejë për t’u vetëmbrojtur. Problemi qëndron se gënjeshtra ka filluar të konsiderohet si anija e shpëtimit të marrëdhënieve bashkëshortore nga rrënimi dhe shpërbërja. Kurse çiltërsia dhe sinqeriteti si rruga më e shkurtër që të çon drejt prishjes së familjes dhe marrëdhënieve bashkëshortore.”

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir:”E përsërisim përsëri që marrëdhëniet bashkëshortore duhet të ndërtohen mbi bazë besimi dhe sinqeriteti. Nëse humbet besimi reciprok mes dy bashkëshortëve, atëherë jetesa e tyre do të kthehet në një ferr të vërtetë.
Pika e dytë, është se shpesh herë burri përdor gënjeshtrën pasi atë ka si alternativë të vetme. Vetë përvoja e fituar nga shoqëria dhe miqtë e tij, e shtyn drejt diçkaje të tillë. Të gjithë ne duhet t’a kuptojmë se një sjellje e tillë është gabim dhe e dëmshme. Edhe nëse do të përfitonim ndonjë privilegj nga gënjeshtra, do të jetë diçka e përkohshme dhe e rrallë. Nëse dikush pretendon se ndihet i lumtur edhe pse gënjen, unë i them që kjo nuk është e vërtetë. Studimet e shumta i kanë vërtetuar dëmet që gënjeshtra shkakton në marrëdhëniet bashkëshortore. Për t’a vërtetuar këtë, mjafton të shohim rastet e divorcit.”

Si të sillem me gruan gënjeshtare?

Prof. Xhasim El-mutava:”Kameramani ynë doli në rrugë dhe pyeti shumë burra, nëse gratë e tyre i gënjenin dhe si i trajtonin në raste të tilla. Përgjigjet ishin të shumta dhe të ndryshme. Disa prej tyre pohonin që do të ndiqnin një politikë të studiuar mirë. Disa të tjerë shpreheshin për një divorc të shpejtë. Të tjerë mendonin se duke u hapur dhe biseduar me të çiltërsisht, do e pranonte gabimin dhe do të pendohej. Disa të tjerë shihnin ndëshkimin dhe keqtrajtimin si zgjidhje etj… Cili është mendimi juaj doktor i nderuar, rreth këtyre përgjigjeve?”

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir:”Përgjigjet pozitive i shoh të pakta në këtë anketim, gjë e cila më bën të mendoj se gënjeshtra nuk është veçse një sjellje dhe ves.
Veç kësaj, përse duhet të themi “Gruaja gënjeshtare!” ndërkohë që edhe burri mund të gënjejë, po aq sa gruaja?!

A ka të bëjë grupi i gjakut me gënjeshtrën?

Një teleshikues nga Libia:”Roli që luajnë prindërit si model i mirë në shmangien e gënjeshtrës është shumë i madh. Nga përvoja ime, kam gjetur se personat që kanë grupet e gjakut A + dhe O + gënjejnë më shumë se personat me grupet e tjerë.

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir:”Nuk di nëse ekzistojnë studime rreth lidhjeve të gënjeshtrës me grupin e gjakut dhe devijimet morale.
Përsa i përket rolit që luajnë prindërit, jam shumë dakort me teleshikuesin. Kjo, pasi fëmijët ndikohen shumë nga personat me të cilët jetojnë. Ekspertët e edukimit, kanë një teori që thotë se janë fëmijët ata që edukojnë prindërit. Këtë e kanë nxjerrë nga vetë përvoja, pasi nëse prindi dëshiron t’i mësojë diçka fëmijës, përpiqet me të gjithë format dhe mënyrat që t’ia përçojë siç duhet. Përveç kësaj, ai do t’a bëjë pjesë të jetës së tij mesazhin që kërkon të përcjellë tek fëmija, derisa ai t’a përthithë dhe fitojë. Në këtë rast, ishte fëmija ai që ndikoi në mënyrën e të sjellurit të prindërit.”

Njeriu nuk është i përsosur.

Prof. Xhasim El-mutava:”Një teleshikues nga Palestina ka dërguar një faks ku thotë se kurrë nuk e dallon gënjeshtrën nga e vërteta. Cili është mendimi juaj?”
Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir:”Besoj se ky është një defekt në mënyrën e të menduarit të teleshikuesit. Teoria ose zero ose njëqind përqind është një teori e gabuar. Ose i sinqertë njëqind për qind ose gënjeshtar njëqind për qind është në kundërshtim me thënien e Profetit a.s, ku thotë:”çdo njeri është gabimtar dhe gabimtarët më të mirë janë ata që pendohen.”
Hadithi i mësipërm tregon se njeriu nuk është i përsosur, por gjithmonë mund të bjerë pre e shkarjeve dhe gjynaheve. Vetë Zoti në Kuran na urdhëron dhe mëson që boshllëqet dhe mangësitë tona, t’i plotësojmë me adhurim dhe besim të fortë, me qëllim që të arrijmë grada dhe nivele sa më të larta.
Unë dua t’a pyes teleshikuesin:”Mirë që nuk e dallon dot gënjeshtrën, po ty a të ka ndodhur ndonjëherë të gënjesh?
Unë dua që njerëzit të nxiten dhe të stimulohen drejt pozitives dhe të mirës, larg të keqes, fryrjes dhe ekzagjerimit të saj.”

Çiltërsia, morali më i mirë.

Prof. Xhasim El-mutava:”Shkoi një njeri tek i dërguari i Zotit dhe i tha:”Kam katër veti, vjedhjen, gënjeshtrën, imoralitetin dhe pirjen e alkolit. Tashmë dua të pranoj islamin, por nuk mund të braktis veçse njërën nga këto veti!”
Profeti a.s i tha:”Largohu nga gënjeshtra dhe me të tjerat bëj ç’të duash!”
Kështu ai pranoi islamin. Kur vajti të pijë alkol, tha me vete:”Nëse do të pij alkol, do të më pyesë i dërguari i Zotit. Po t’a gënjej dhe t’i them që nuk kam pirë, unë i dhashë besën Zotit që do të tregohem i sinqertë. Nëse do i tregoj të vërtetën, Profeti a.s do të zbatojë ligjin.” Kështu e la përgjithmonë pirjen e alkolit.
Një ditë tjerët, vajti të vjedhë por me vete mendoi:”Nëse do të më pyesë i dërguari i Zotit dhe do e mohoj, kam shkelur besën. Nëse do i tregoj të vërtetën, ai do të zbatojë ligjin.” Kështu hoqi dorë dhe nga vjedhja dhe nga të gjithë vetitë e tjera negative.”

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir:”Kjo tregon se çiltërsia dhe sinqeriteti është morali më i mirë dhe se gënjeshtra është diçka e importuar në natyrën ne pastër njerëzore.”

Dyshimet nuk mund t’a mposhtin sigurinë.
Prof. Xhasim El-mutava:”çfarë roli luajnë dyshimet në jetën bashkëshortore? A mund të çojnë ato deri në divorc? A nuk janë shkaqe të forta për të kërkuar divorcin, si një numër telefoni i një gruaje në celular, disa flokë të gjatë në xhaketë apo faqe dhe buzë të skuqura me të kuq buzësh?”

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir:”Dyshimet nuk mund të largohen veçse me bindje, siguri dhe besim. Ky është një rregull i konsiderueshëm si në praktikë ashtu dhe në sheriatin islam. Nëse hasim diçka të dyshimtë, ne duhet të pyesim dhe të interesohemi mbi të vërtetën. Problemi ynë më i madh është në hamendjet e nxituara dhe të rrëmbyera. Nëse gruaja gjen një qime floku të gjatë në xhaketën e burrit, menjëherë e akuzon atë për tradhëti bashkëshortore. A nuk është e mundur që ai të ketë shpëtuar një grua në rrugë?
Me këto ne nuk duam të justifikojmë gjithçka, por dua të themi që të mos nxitojmë dhe të hamendësojmë për keq menjëherë. Dyshimet dhe hetimet e shpeshta nga ana e gruas, e shtyjnë shpesh herë burrin që të gënjejë dhe të mos jetë i sinqertë. Në raste të tilla, problemi qëndron tek vetë gruaja, e cila mendon se ka të meta. Përndryshe, përse duhet të shkonte i shoqi me një grua tjetër?!

Si t’a trajtojmë gënjeshtrën tek fëmijët?

Një teleshikuese nga Bahrejni:”Djali ynë na gënjen shumë, sidomos rreth rezultateve të tij në shkollë. Edhe pse e kemi ndëshkuar disa herë, ai përsëri vazhdon në të tijën.”

Prof. Xhasim El-mutava:”Para se t’i përgjigjeni pyetjes së teleshikueses, dua t’ju them që kameramani ynë doli në rrugë dhe u drejtoi disa nënave këtë pyetje:”Si e trajton fëmijën tënd që gënjen?”
Disa prej tyre përgjigjeshin:”E marr me të mirë dhe përpiqem që të kuptoj shkakun e gënjeshtrës, duke ditur që shpesh herë fëmijët gënjejnë nga frika.”
Disa të tjera thonin:”E rrah që t’a kuptojë që gënjeshtra është një gabim i madh.”
Cili është mendimi juaj rreth këtyre përgjigjeve dhe =farë përgjigje do i japësh teleshikueses nga Bahrejni?”

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir:”Dua t’ju përsëris ato pika që i kam përmendur më lart: Para se të marrësh =do vendim o motër, të këshilloj të qetësohesh, të sillesh me urtësi dhe të përpiqesh të kuptosh shkakun. Së dyti, të këshilloj që zgjidhja më e mirë është dialogu i qetë. Të rrahurat, të bërtiturat dhe kërcënimet nuk do të zgjidhin asgjë.
Ve= kësaj unë dua të bëj dy pyetje:
E para: Përse zemërohemi kur fëmijët gënjejnë?
Dikush mund të thotë:”Sepse gënjeshtra është gjynah.”
Dikush tjetër mund të thotë:”Sepse ndihem ngushtë para të tjerëve.”
Dhe dikush tjetër mund të thotë:”Si të më gënjejë kur unë jam prindi i tij dhe jam i madh?!”
Kështu, duke njohur shkakun që na zemëron dhe nevrikos gënjeshtra e fëmijës, ne ndikojmë në zgjidhjen e këtij problemi më shpejt.
E dyta: “A duam që t’a stimulojmë drejt =iltërsisë, apo thjesht ta rrahim për gënjeshtrën?”
Natyrisht përgjigja e duhur duhet të jetë e para. Nëse unë e pyes djalin tim mbi di=ka dhe ai tregohet i =iltër dhe i sinqertë, unë patjetër që duhet t’a shpërblej për këtë. Por edhe nëse më gënjen, nuk duhet të përdor ndëshkimin dhe dackat. Kjo nuk do të thotë t’i neglizhojmë gënjeshtrat e tij, por të përpiqemi me fjalë të buta dhe dialog të qetë. Ne duhet t’i tregojmë përse gënjeshtra është një rrugë e gabuar dhe cilat janë pasojat e saj në të ardhmen.”

Prof. Xhasim El-mutava:”Tani dua t’ju bëj një pyetje pak a shumë të sikletshme. A të kanë gënjyer ndonjëherë fëmijët e tu? Si ke reaguar?”

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir:”Unë kam katër fëmijë (Muhamedin, Abdul Azizin, Umerin dhe Merjemen). Abdul Azizi gjithmonë zihet madje dhe kacafytet me motrën e tij Merjemen, gjë e cila është normale në familje. Kur unë e pyes Abdul Azizin, ai më thotë:”Ajo më bëri këtë e atë…” Kur pyes Merjemen, ajo thotë:”Ai më bërë këtë e atë…”
Unë i dëgjoj të dy dhe bëj krahasime. Më pas i them djalit tim Abdul Azizit:”Thuaj të vërtetën dhe mos gënje! Unë të dua shumë, por sjellja jote nuk më pëlqen!”
“Unë të dua shumë por sjellja jote nuk më pëlqen” është di=ka shumë e rëndësishme në marrëdhëniet e tua me fëmijët dhe në reagimin ndaj sjelljeve të pahijshme. Kjo, pasi njeriu është di=ka, kurse sjelljet e tij janë di=ka tjetër. Për këtë, Profeti a.s thotë në një hadith:”Një njeri, kur kryen tradhëti bashkëshortore, nuk e bën këtë duke qenë besimtar.”
Kjo do të thotë që kur e braktis këtë vepër, ai është besimtar.
Duke komunikuar në këtë formë me djalin tim, unë i krijoj atij hapësirën e nevojshme dhe i kërkoj të jetë i sinqertë herët e tjera. Kur ai të kalojë nga faza e insistimit në gabim, në atë të justifikimit të gabimit, unë i flas mbi dëmet e një gabimi të caktuar dhe si mund t’a korrigjojmë atë.
Në këtë mënyrë veprojmë derisa të arrijmë në sinqeritetin e duhur. Një mënyrë e tillë, ka qenë shumë e dobishme si për mua ashtu dhe për fëmijët e mi.”

Si mund të vendosim një ekuilibër mes fantazisë dhe çiltërsisë?

Prof. Xhasim El-mutava:”Sipas një studimi të bërë, u pa se 68 % e gënjeshtrave, kishin si shkak frikën nga ndëshkimi, 20 % për shkak se fëmija pëlqente hilet dhe dredhitë, 12 % ngaqë fëmijët kishin një fantazi të theksuar dhe 7 % për shkak të përvojës së dobët dhe aftësive të kufizuara të fëmijës.
Pyetja ime është:”Si mund t’a ekuilibroj stimulimin stimulimin e sinqeritetit tek fëmijët dhe njëkohësisht për të zhvilluar tek ta fantazinë dhe imagjinatën?”

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir:”Së pari duhet të dimë që fantazia ndryshon nga gënjeshtra. Fantazia është di=ka që e motivojmë, madje ofrojmë dhe ambjentin dhe mjetet e duhura që t’a zhvillojmë atë tek fëmija. Nëse fëmija ka prirje letrare dhe shkruan bukur, unë përpiqem që t’i ofroj kushtet më të mundshme, që ai të mund t’a shkarkojë këtë ngarkesë emocionesh. Në të njëjtën kohë, unë e nxis dhe stimuloj që në bisedat tona, ai të tregohet i sinqertë dhe i =iltër. Nëse ndodh të gabojë, unë ia bëj të qartë gabimin dhe e orientoj drejt rrugës së duhur. Nëse sillet mirë, duhet t’a shpërblej dhe t’i jem mirënjohës.
Përsa i përket studimit që përmendët më lart, unë e lus Zotin që t’i shpërblejë me të mira ata që janë marrë me këtë studim. Ne sot kemi shumë nevojë të marrim informacion, të kuptojmë psikologjinë, sjelljet dhe veset e fëmijës. Ne kemi modelin më të mirë në trajtimin dhe komunikimin me fëmijët, profetin Muhamed a.s. Komunikimi i tij me Enes ibnu Malik, shërbërorin e tij, është di=ka që nuk ka nevojë për koment dhe analizë.”

Një fjalë e fundit drejtuar burrave.

Prof. Xhasim El-mutava:”Në fund të këtij emisioni, me =farë do i këshilloje burrat?”

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir:”Doja t’ju them që sinqeriteti dhe =iltërsia janë shpëtim.”

Prof. Xhasim El-mutava:”Po për bashkëshortet?”

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir:”Nga përvoja ime njëmbëdhjetë vje=are me njerëzit dhe problemet e tyre, kam parë se në jetën e një burri nuk mund të ketë grua tjetër përve= bashkëshortes së tij. Asnjë grua tjetër nuk mund të jetë rivalja jote, ve=se nëse nuk ndërgjegjësohesh për nevojat fiziologjike të burrit tënd.”

Prof. Xhasim El-mutava:”Po fëmijëve, =farë do u thoje?”

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir:”Miqtë e mi të vegjël! Të dashurit e mi! Dua që gjithmonë të thoni të vërtetën. Gënjeshtra është di=ka e gabuar. Ne u duam shumë, sidomos nëse thoni të vërtetën dhe zemërohemi shumë, nëse thoni të kundërtën.”

Prof. Xhasim El-mutava:”Ne të falenderojmë nga zemra doktor Musa për informacionin dhe këshillat gjatë këtij emisioni. Në fund, derisa lumturia të bëhet tradita jonë, u përshëndesim:
Paqja e Zotit qoftë mbi ju!”

Autori: Doktor. Musa Muhamed El-Xhuvejsir

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit