0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Gega: Salihu ma ofroi revolen ta vras Jusuf Gërvallën

Më të lexuarat

 

Hysen Gega, ish i burgosur politik, në një intervistë për Kosova Sot ka folur për aktivitetin e tij në emigracion në Gjermani dhe njohjen e tij me Riza Salihun, i cili kishte agjituar kundër Jusuf Gërvallës. Ai tregon se si Salihu i kishte ofruar revolen që të vriste Jusuf Gërvallën.

“Riza Salihu thoshte dhe propagandonte se Jusufi (Gërvalla) është agjent i UDB-së. Pohimet e tij më shtynë që unë të bëja pyetje në ambasadën shqiptare në Vjenë se mos kishin ndonjë fakt për Jusufin. Aty atëherë ishte njëri që më duket se quhej Simon Qirici, sekretar i parë, ndërsa vetë ambasadori ishte farefis me Avni Rrustemin. Prej tyre mora garancinë se Jusufi është i pastër dhe se mund të bashkëpunonim lirisht e pa asnjë rezervë me të. Ata madje edhe na rekomandonin bashkëpunimin”.
“Është me rëndësi ta theksoj edhe një fakt, sepse sot po thuhet gjithçka. Asnjëherë nga kjo ambasadë nuk na është folur për dogma ideologjike, por vetëm për histori e literaturë kombëtare, për heronj e ngjarje të lavdishme nga rezistenca e popullit tonë. Ata vetë na thoshin që të mos merreshim as me Marksin, as me Leninin dhe as me Stalinin, po me historinë e kombit tonë, me Azem Bejtën, Mic Sokolin, Isë Boletinin e Hasan Prishtinën, me arsyetimin se çështja kombëtare është para çështjes klasore. Me t’u kthyer nga Vjena takova Riza Salihun dhe i thashë që të mos merrej me thashetheme, me akuza të rreme e me shpifje ndaj bacës Jusuf. I propozova që të shkonim së bashku në ambasadën shqiptare e të dëgjonte vetë se ç’thuhej aty për Jusuf Gërvallën. Ai parimisht pranoi, ndërsa kur i shkova të nesërmen në banesë për ta realizuar këtë gjë, mbeta i tronditur kur në korridorin e tij dëgjova se si flitej serbo-kroatisht. Vetëm shumë kohë më vonë mora vesh se ai kishte qenë i martuar me një femër nga Kroacia dhe kishin një fëmijë me të. Nuk kam ndonjë paragjykim rreth kësaj lidhjeje të tij përveç faktit se na e kishte mbajtur plotësisht të fshehur. Në këtë rast ai nuk pranoi që të shkonim bashkë në Vjenë, me arsyetimin se po i dhembte syri, me gjithë ngulmimin tim se unë do të vozisja dhe ai vetëm do të rrinte i qetë”, ka thënë Gega.
“ Megjithatë, edhe pas këtij episodi ai vazhdonte shpifjet e tij kundër Jusuf Gërvallës, duke shkuar aq larg sa në një rast më tha: ‘I vjen keq se s’ka kush e bën, sepse ai madje e meriton edhe plumbin”, duke nxjerrë me këtë rast edhe revolen e duke më thënë: “Ja merre këtë dhe vrite, sepse ai e meriton plumbin”, propozim të cilin ia refuzova me fjalët: ‘Më mirë mbaje për vete, sepse mund të të duhet ndonjë ditë për të vrarë veten’”. Për këtë përcaktim të Rizait pastaj informova Ibrahimin, Jusufin dhe Bardhin”, ka thënë Gega./kosovasot/kohaislame


 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit