14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Gazi lotsjellës në Kuvend e bën Kosovën “top lajm” edhe në mediat botërore

Më të lexuarat

Gazi lotsjellës është hedhur në Parlamentin e Kosovës nga deputetët të opozitës në një tentim për të pamundësuar votimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Lëvizja Vetëvendosje ka përdorur tri depozita të gazit lotsjellës në ndërtesën e Kuvendit, pasi pritej votimi të mërkurën, duke i detyruar të gjithë politikanët të largohen nga salla.

Parlamenti me 120 vende pritej të votonte me dy të tretat e nevojshme për ratifikimin e marrëveshjes 2015.

Kështu e fillon shkrimin mediumi i njohur britanik “Independent”.

Ky është një nga mediumet botërore të cilat kanë raportuar menjëherë rreth hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Sipas këtij mediumi, “Vetëvendosje pretendon se marrëveshja do ta shohë Kosovën të humbasë 20,000 hektarë të territorit të saj te fqinji i saj, edhe pse ekspertët e kundërshtojnë këtë”.

Mediumi në fjalë ka raportuar edhe për reagimin e ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie, i cili ka dënuar “dhunën” si një “mjet politik”.

Gjithashtu ky medium ka shkruar edhe rreth reagimit të Nataliya Apostolova, përfaqësuese e Bashkimit Evropian, përmes një postimi në Twitter.

“E brengosur nga hedhja e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës! Është e habitshme që anëtarët e parlamentit në Evropë po përdorin taktika të rrezikshme që e tërheqin Kosovën prapa”, citohet Apostolova.

Përveç Independent, rreth kësaj ngjarje kanë raportuar edhe mediat tjera prestigjioze i BBC, FoxNews, dhe të tjera.

Ndërkohë, përveç mediave britanike, rreth hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës kanë shkruar edhe mediat malazeze, shtet ky me të cilin ka të bëjë marrëveshja e demarkacionit.

Një sesion i jashtëzakonshëm i Kuvendit të Kosovës, në të cilin duhet të votohet drafti i demarkacionit me Malin e Zi, është ndërprerë për shkak të gazit lotsjellës që u hodh në sallë.

Kështu e kishte filluar shkrimin e vet mediumi malazez, Vijesti.me, duke shtuar se bëhet fjalë për një seancë që pritej të fillohej në ora 11:00, por filloi me një orë vonesë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit