Gazetarja Ina Qirjo përmes një komenti në rrjetet sociale i ka drejtuar një kërkesë Kryebashkiakut, Erjon Veliaj për rikonstruksionin e një rruge, pas ambasadës së SHBA në Tiranë.
Ndërsa i kujton se ka shkuar shpesh në këtë zonë për të kërkuar votën, gazetarja shprehet se ka frikë të shkojë në shtëpinë e saj, për shkak se rruga është tërësisht e shkatërruar.
“Kam frikë të vij në shtëpinë time s’do ta ekzagjeroja, sepse ajo pasuri e vetme që kam (makina ime) ka filluar të shkatërrohet si kjo rruga që shihni ju këtu.
T’ju bëj fajtor ju për këtë apo t’ju sjell faturën e servisit që sapo mora?! Shëtisni pak z.Veliaj se e keni shumë afër rrugën budi dhe madje ftojeni edhe drejtorin tuaj të rrugëve”, shkruan ndër të tjera gazetarja, duke e shoqëruar postimin me disa foto.