2.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Gazetarja amerikane sulmon myslimanët, Gigi Hadid e ofendon publikisht

Më të lexuarat

Para disa kohe ka ndodhur një sulm në qytetin e New Yorkut, i cili u mori jetën tetë personave.

Kjo ka bërë që të hidhërohet edhe gazetarja amerikane Laura Loomer, e cila ka reaguar ashpër pasi kishte parë dy vajza të mbuluar me shami.

“Myslimanët dalin në New York, aty ku ndodhi sulmi nga ISIS-i. Duke ecur sikur me hixhab sikur nuk ka ndodhur asgjë. Mund të mendosh se do tregojnë mirësinë duke sorollatur me hixhabe në rrugën ku ndodhi sulmi. Vë bast se po e shijojnë në maksimum”, ka shkruar ndër të tjerash Laura në llogarinë personale në Twitter.

Por, kjo ka bërë të revoltohet shumë modelen, Gigi Hadid, e cila është lindur nga prindërit e religjionit mysliman.
Vajza e Mohamad Hadid, Gigi reagoi duke pohuar se në këtë formë po bëhet shkelja e drejtave të të njeriut.

“Laura, e urrej faktin që po të jap vëmendje, por duhet të ta them ‘je një kokrra e hajvanës”, ka shkruar në Twitter, Gigi.

Ndryshe, motrat Hadid, Gigi dhe Bella janë rritur me frymën myslimane dhe ata kanë shprehur krenarinë që janë muslimane.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit