Gazetari serb Stefan Cvetkoviç ka publikuar disa fotografi për të cilat beson se janë personat e përfshirë në vrasjen e liderit Oliver Ivanoviçit.
Cvetkoviç deklaroi se sipas hetimeve të përbashkët me gazetarë shqiptarë nga Kosova, personi në foto kishte ardhur në Kosovë me 12 janar dhe kishte përshkuar rrugën afër zyrave të Ivanoviçit rreth katërmbëdhjetë herë brenda asaj kohe, shkruan express.
Po ashtu, fill pas atentatit ndaj Ivanoviç, ky person kishte lënë Kosovën. Sipas informatave të siguruara nga terreni besohet se asnjë politikan në Kosovë e Serbi nuk është i përfshirë në këtë vrasje, duke shtuar se prapavija e vrasjes është kriminale.
Sipas gazetarit, shuma që është dhënë për vrasjen është 40.000 euro. Po ashtu Cvetkoviç publikoi edhe dy fotografi të tjera, ndërsa shprehet se dhe për këto dy raste duhet hetim,-raportojnë mediat kosovare.