Gazetari Enver Robelli, ka mashtruar mërgimtarët duke shpërndarë një formular jo zyrtar por me logo të KQZ’së në Facebook, duke kërkuar të dhënat private të mërgimtarëve për zgjedhjet e 11 qershorit.
Robelli në vitin e kaluar është dënuar për shpifje nga gjykata zvicerane. Para, Robellit shpërndarje të këtij formulari ka bërë edhe Vlorian Molliqaj, i cili është vëllai i Dardan Molliqajt, Sekretar Organizativ në Lëvizjen Vetëvendosje. KQZ këtë rast e ka çuar në Policinë e Kosovës.
Mërgimtarët nuk janë mushtuar vetëm nga Vlorian Molliqaj, që ka shpërndarë një formular jo zyrtar por me logo të KQZ’së në Facebook, duke kërkuar të dhënat private të mërgimtarëve për zgjedhjet e 11 qershorit.
Mashtrim të tillë ka bërë edhe gazetari Enver Robelli.
Edhe ai e ka shpërndarë në Facebook këtë formuluar.
“Ju që jeni të interesuar që të votoni me postë në zgjedhjet në Kosovë të cilat do të mbahen më 11 qershor 2017, luteni që ta plotësoni këtë formular pastaj ne do t’iu njoftojmë përmes kontakteve lidhur me procedurat e aplikimit dhe do t’iu ndihmojmë që të votoni”, shkruan në formuarin i cili mban në sfond logon e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke krijuar përshtypjen se është formular zyrtar i KQZ’së.
Ndaja shpërndarjes se këtij formulari ka reaguar edhe Komisioni Qendror Zgjedhor, duke e dërguar rastin në Polici.
“ KQZ ka lëshuar një komunikatë në të cilën është distancuar nga ky formular i cili tani po qarkullon nëpër rrjetet sociale. Formualri jonë është i licencuar nga KQZ dhe ende nuk është në ëeb faqen tonë. Ndërkaq si KQZ e kemi informuar edhe Policinë e Kosovës e cila qysh nga ky momoent do të fillon hetimin dhe do t’i ndjek edhe penalisht personat të cilët në emër të KQZ-së kanë lëshuar një formular të rrejshëm”, ka thënë Valdete Daka.
Kujtojmë se vitin e kular një Gjykatë në Zurich të Zvicrës ka dënuar për shpifje Enver Robellin, gazetar i “Koha Ditore” dhe “Tages-Anzeiger.
Në bazë të vendimit të gjyqit, të siguruar nga Gazeta Express, Robelli është gjobitur me 1500 franga zvicerane (6 mijë franga nëse e përsërit veprën) dhe me detyrimin për t’i paguar shpenzimet e gjyqit./infopress